Në takimet e rregullta vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore do të marrin pjesë ministra të Financave dhe guvernatorë të bankave qendrore prej më shumë se 100 vendeve anëtare.
Delegacioni i Maqedonisë i kryesuar nga ministri i Financave Trajko Sllaveski prej sot do të marrë pjesë në takimet vjetore të Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN) dhe Bankës Botërore që mbahen në Uashington.
Gjatë qëndrimit të tij, siç është lajmëruar, është paraparë që ministri Sllaveski të realizojë më shumë takime me përfaqësues të lartë të FMN-së, Bankës Botërore, përfaqësues të korporatave ndërkombëtare financiare, agjencive për rejting kreditor, si dhe delegacione qeveritare të vendeve tjera.
Në takimet e rregullta vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore do të marrin pjesë ministra të Financave dhe guvernatorë të bankave qendrore prej më shumë se 100 vendeve anëtare. /Makfaks/