E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari aktual i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka hequr dorë nga kryesimi i listës së partisë së tij në zgjedhjet e 12 dhjetorit, konfirmon Ramë Manaj për Radion Evropa e Lirë.
Fatmir Sejdiu nuk do tė garojė pėr deputet



Kryetari aktual i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka hequr dorë nga kryesimi i listës së partisë së tij në zgjedhjet e 12 dhjetorit, konfirmon Ramë Manaj për Radion Evropa e Lirë. Një ditë para mbajtjes e së Kuvendit të VII zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ende nuk dihet saktë se kush do të jetë kandidat për të parin e kësaj partie.

Mediat e shkruara në Prishtinë, kanë shkruar se anëtari i kësaj partie, Isa Mustafa, i cili aktualisht është kryetar i Komunës së Prishtinës, është kandidaturë koncesuale e Kryesisë së LDK-së, duke thënë po ashtu se kryetari aktual, Fatmir Sejdiu, nuk do të garojë për kryear të partisë. Por, sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj, hedh poshtë deklaratat e tilla, duke pohuar se ato nuk janë të vërteta.

Manaj konfirmon për Radion Evropa e Lirë se kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka hequr dorë që të jetë bartës i listës që të konkurrojë për deputet të Kuvendit, e jo për të parin e LDK-së.

“Nuk ka informatë që ka hequr dorë, së paku deri sot jo, nuk e di cka do të ndodhë, por nuk e besoj që do të heqë dorë. Kryetari Sejdiu ka hequr dorë që të jetë bartës i listës, nuk do të konkurrojë për deputet në Parlamentin e Kosovës. Kjo është thënë dhe kështu e ka thënë vetë kryetari në takim me kryetarët e degëve”, ka deklaruar Manaj. (rel)

Publikuar: 06.11.2010 | 14:46
Lexuar: 259 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime