Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi gjatë vizitës në Londër, i është rezervuar një pritje nga drejtori i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Tomas Mirov, njoftuan mediat shqiptare.
Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi gjatë vizitës në Londër, i është rezervuar një pritje nga drejtori i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Tomas Mirov, njoftuan mediat shqiptare.
BERZH që prej nisjes së aktivitetit në Shqipëri është përfshirë në 49 projekte me vlerë 550 milionë euro.
Antarësimi i Kosovës në BERZH i është parashtruar nga presidenti Topi të pranishmëve në takim si një domosdoshmëri.
"Ky anëtarësim ka një rëndësi të madhe jo vetëm për zhvillimin ekonomik të shtetit më të ri në rajonin e Ballkanik, por edhe në kuadër të projekteve rajonale" ka theksuar presidenti Topi.
Topi dhe Mirov diskutuan edhe rreth angazhimit të BERZH-it në sektorin bankar shqiptar si dhe mbi rëndësinë e përqendrimit të vëmendjes nga banka në sektorin privat dhe perspektivave të zhvillimit ekonomik rajonal në tërësi.