Në këtë monografi trajtohet çështjet rreth organizimit dhe zhvillimit të mësimit në periudhën 1990 1999 në kushtet dhe rrethana të jashtëzakonshme në lokalet shtëpi private në të gjitha nivelet e arsimit në mbi 3.200 shtëpi.
Me një minutë heshtje në nderim të profesorit Zeqir Demit, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, ka nisur promovimi i librit Arsimi shqip në Kosovë 1990 1999, i Bajram Shatrit, me nëntitullin Shtëpitë shkolla - Sfidat, arritjet dhe aspiratat, i mbajtur dje në BKUK.
Në këtë monografi trajtohet çështjet rreth organizimit dhe zhvillimit të mësimit në periudhën 1990 1999 në kushtet dhe rrethana të jashtëzakonshme në lokalet shtëpi private në të gjitha nivelet e arsimit në mbi 3.200 shtëpi.
Folësit në këtë promovim vlerësuan lart punën e bërë nga Bajram Shatri në ndriçimin e njërës nga periudhat më të rëndësishme të arsimit në Kosovë, periudhë kjo që nga të pranishmit u konsideruar edhe si mrekullia e rezistencës kosovare.
Prof.dr. Hajredin Kuçi, zv/kryeministër në dorëheqje i Kosovës, ka pohuar se ky libër është një dokument i rëndësishëm që hedh dritë në mbijetesën e arsimit shqip në vitet 1990-1999. Folën edhe Xhevat Syla prof.dr. Hajrulla Koliqi dhe Halim Hysen.