Për renovimin e ndërtesës së meshkujve në "Stiv Naumov" Todorovi vizitoi disa dhoma me ç'rast kënaqësi nga kushtet e reja për qëndrimin e studentëve. Në rioonstruimin e "Stiv Nauimit", i cili shtëpia e dytë studentore e renovuar, MASH-i investoi 32 milionë denarë.
Todorovi paralajmëroi rikunstruim të shtëpive studentore ekzistuese dhe të ndërtimin e të rejave
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov gjatë vizitës së sotme në pjesën e rinovuar të shtëpisë studentotre "Stiv Naumov" për vitin e ardhshëm paralajmëroi vazhdimin e investimeve për përmirësimin e kushteve edhe në shtëpitë tjera studentore si dhe ndërtimin e tri objekteve të rejave, në Shkup, Shtip dhe Tetovë.
Për vitin e ardhshëm, informoi Todorov, MASH ka siguruar 38 milionë denarë me të cilat planifikohet renovimi i tërërishëm i shtëpisë studentore të mjekësisë, ndërsa do të ketë investime edhe në shtëpinë studentore "Goce Dellçev", ku mendohet për përpunimin e studimeve për partneritet publik dhe privat nga apekti i efikasitettit energjetik.
Për renovimin e ndërtesës së meshkujve në "Stiv Naumov" Todorovi vizitoi disa dhoma me ç'rast kënaqësi nga kushtet e reja për qëndrimin e studentëve. Në rioonstruimin e "Stiv Nauimit", i cili shtëpia e dytë studentore e renovuar, MASH-i investoi 32 milionë denarë.
Ndaj rikonstruimit të tërërishëm të shtëpisë studentore Mjekësore bëhet për shkak të, sipas vlerësimit të ministrit, kushtet dëshpruese në të. Duke e marrë parasysh se bëhet fjalë për baraka nuk mund të bëhet renovim i madh dhe mendohet për ndërtim tipik të fortë që do të përbëhet në lagjen e njejtë në Qendrën klinike.
Shtëpia studentore "Goce Dellçev", ndërkaq, theksoi Todorovi, është në mënyrë ekstreme energjetike joefikase dhe shpenzimet mujore për ngrohje qendrore janë mbi 100.000 euro.
Studimet për ndërtimin e tre shtëpive të reja studentore të cilat do të kenë kapacitet prej 1.500 shtretër veçmë ka përfunduar. Për këtë qëllim Qeveria duhet të marrë vendim për fillimin e procedurës për partneritet publik-privat.
Në pyetjen e gazetarëve për gjoja vendosje në shtëpitë studentore persona të punësuar në sigurimin shtetëror, ministri i Arsimit u përgjigj se veçse është drejtuar deri te Inspektorati arsimor dhe se nga e hëna do të ketë inspektime.
Duke i komentuar rastet e fundit të rrahjeve dhe incidenteve nëpër shkolla, ministri paralajmëroi se në periudhën e ardhshme MASH-i do të dalë me masa serioze për përmirësimin e komponentës edukative në arsim, ndërsa njëra nga masat do të jetë edhe përforcimi i shërbimeve pedagogjike.