Është e vërtet se papritmas Edmond Miha ka dhënë dorëheqje nga posti trajner i KF Shkëndija
Vetëm një ditë para ndeshjes Shkëndija - Bregallnica
Papritmas klubi i futbollit Shkëndija mbeti pa shef të stafit teknik. Vetëm një ditë para ndeshjes Shkëndija - Bregallnica në kuadër të javës së 13-të të sezonit vjeshtor n ligën e parë Edmond Miha ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Lajmin për dorëheqjen e Edmond Miha e bëri të ditur nën kryetari Idriz Ibishi .
Në seancën e stërvitore të paradites, ka informuar kryesinë e klubit se nuk do të vazhdojë të udhëheq këtë skuadër. Të dielën, në përballjen kundër Bregallnicës, kuq e zinjtë do të drejtohen nga zëvendës trajnerët Qatip Osmani dhe Erhan Selimi.
Vetë Edmond Miha nga i cili tentuam të marrim deklaratë nuk e ka pohuar dorëheqjen e dhënë por as nuk e ka mohuar atë.
Të theksojmë se Edmond Miha në postin trajner përgjegjës e ka zëvendësuar Qatip Osmanin pas ndeshjes së javës së gjashtë kur Shkëndija pësoi nga Renova.
Shkaqet e dorëheqjes së Edmond Mihës nga posti trajner përgjegjës akoma nuk janë bërë të dituar por me siguri kjo ka pasuar pas disfatës së Shkëndijës në ndeshjen e së martës nga ekipi i Teteksit.
Për momentin akoma nuk është thënë se kush mund të jetë pasardhësi i Edmond Mihës në bankinën e nxehtë të KF Shkëndija