Kryetari Osmani dhe ambasadorja Filipini, shqyrtuan mundësinë për aplikim nëpërmjet zyrës për ZHEL, në projekte që financohen nga Mbretëria e Holandës, me çrast theks i veçantë u vu në ndërtimin e Stacionit filtrues për ujë të pijshëm, luftimin e varfërisë, si dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore nëpër shkolla.
Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës Simone Filipini u takua sot me kryetarin e komunës së Gostivarit prof.dr. Rufi Osmani. Gjatë takimit ambasadorja Filipini u interesua për situatën aktuale në komunë, sfidat dhe aktivitetet rrjedhëse në komunë, si dhe aktualiteti politik në Maqedoni.
Kryetari Osmani dhe ambasadorja Filipini, shqyrtuan mundësinë për aplikim nëpërmjet zyrës për ZHEL, në projekte që financohen nga Mbretëria e Holandës, me çrast theks i veçantë u vu në ndërtimin e Stacionit filtrues për ujë të pijshëm, luftimin e varfërisë, si dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore nëpër shkolla.
Ambasadorja Filipini informoi kryetarin Osmani se gjatë muajit shkurt do të startojë Programi EMP i destinuar enkas për përmirësimin e kushteve nëpër shkolla. Gjithashtu, ajo përmendi edhe programin ORIO që paraqet ndihmë për projekte infrastrukturore dhe tregoi gatishmëri për asistencë teknike Komunës së Gostrivarit dhe për gatitjen e konsulentëve. Sipas ambasadores holandeze, Komuna e Gostivarit posedon me kapacitete dhe resurse për zhvillimin e turizmit malor si trend i ri i turizmit në botë.
Filipini theksoi edhe mundësinë e hapjes së një portali online për evenimente dhe atraksione të të gjitha qytetve në Maqedoni, përfshirë këtu edhe Komunën e Gostivarit.
Gjatë takimit, ambasadorja u interesua edhe për raportet e Komunës së Gostivarit me pushtetin qendror, me çrast kryetari Osmani e njoftoi atë se komunikimi dhe bashkëpunimi në këtë linjë është i nivelit të ulët, i përcjellë me bllokada të shumta, ku posaçërisht vjen në shprehje mosbashkëpunimi me policinë lokale e cila jo vetëm që nuk asiston por edhe pengon realizimin e projekteve më rëndësi jetike për qytetarët.
Kryetari Osmani njoftoi ambasadoren se edhe përskaj bllokadave dhe borxheve të shumta, falë menaxhimit të suksesshëm dhe racional me mjetet që disponon Komuna, janë arritur rezultate të lakmueshme, me çrast ai tha se vlen të theksohet se Komuna e Gostivarit në nivel shtetëror është kampione në vjeljen e taksave komunale.
Me rastin e vizitës së saj, ambasadorja Filipini kryetarit Osmani i ndau një dhuratë modeste. Kjo është hera e dytë që ambasadorja Filipini qëndron në Gostivar, pas vizitës së saj në korrik të 2009-ës.