Këshilltarët me shumicë votash përkrahën edhe iniciativën për ndryshimin dhe plotësim të Statutit të Komunës së Gostivarit dhe sjelljen e një rregulloreje për zhvillim institucional të Forumeve në bashkësi, praktikë kjo e cila u tregua si mjaft e suksesshme gjatë implementimit të projektit me të njëjtin emër.
Në seancën e 15-të me radhë, në të cilën në rend dite ishin 13 pika, këshilltarët komunalë miratuan një sërë vendimesh dhe konkluzionesh. U miratua raporti për realizimi e buxhetit për kuartalin e tretë për vitin 2010, si dhe vendimi për zgjerimin e buxhetit për vitin 2010.
Në sferën e urbanizimit u miratuan vendimet për vërtetim të Planeve urbanistike për Bllokun urban 3, 5, 12, dhe 21 në qytet si dhe për një pjesë të Bllokut 2 ne Komunën e kadastrale Banjicë.
Këshilltarët me shumicë votash përkrahën edhe iniciativën për ndryshimin dhe plotësim të Statutit të Komunës së Gostivarit dhe sjelljen e një rregulloreje për zhvillim institucional të Forumeve në bashkësi, praktikë kjo e cila u tregua si mjaft e suksesshme gjatë implementimit të projektit me të njëjtin emër.
Siç premtoi në seancën paraprake, kryetari i këshillit dr.Fadil Zendeli, pika e fundit e rendit të ditës në seancën e sotme ishte rezervuar për pyetje të këshilltarëve ku ata nga strukturat udhëheqëse të Komunës, drejtorët e ndërmarrjeve dhe shkollave fillore e të mesme kërkuan përgjigje me gojë ose me shkrim për çështje me interes të qytetarëve.