E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga ana e komunës u propozua që në suaza të projektit të hapet një Qendër për Përkrahjen e Biznesit që do të menaxhohet nga ekspertë të jashtëm ndërsa komuna do të ofrojë hapësirat dhe të mbulojë harxhimet operative.
Projekte pėr forcimin e biznesit dhe punėsimin e tė rinjve, tė financuara nga USAID










Një delegacion i USAID-it i përbërë nga drejtori i Zyrës për zhvillim ekonomik Joseph Lessard, projekt menaxheri Tanja Markovska dhe specialistja e edukimit Natasha Buleska, u takua me kryetarin e komunës prof.dr. Rufi Osmani dhe përfqaësues të nga Zyra për ZHEL dhe Sektori i arsimit. Qëllimi i takimit ishin përgatitjet për implementimin e dy projekteve në rajonin e Pollogut e të cilat financohen nga USAID.

Kryetari Osmani shprehu mirënjohjen e tij ndaj përfaqësuesve të USAID-it që kanë zgjedhur rajonin e Pollogut për realizimin e projekteve SEDP (Small Enterprise Developement Project) dhe YES (Youth Employability Skills) dhe garantoi mbështetje teknike në çdo aspekt. Sipas Osmanit, këto projekte jo rastësisht janë të lidhura njëri me tjetrin ngaqë pa fuqi punëtore të kualifikuar dhe pa shkathtësi për zbatim të teknologjive të reja nuk mund të kemi ekonomi kompetitive e cila është në rritje të vazhdueshme.

“Me zhvillimin e shkathtësive të fuqisë punëtore dhe përforcimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do të krijohen kushte që edhe ne të kemi ekonomi konkurruese në tregjet e zhvilluar. Që këto kushte të përmbushen dhe që të tërheqim investitorë të huaj por edhe imigrantët tonë të duan të investojnë në vendin tonë nevojitet funksionim i sistemit juridik, sundimi i ligjit dhe më pak burokraci” – theksoi me tjerash kryetari Osmani.
Projekte për forcimin e biznesit dhe punësimin e të rinjve, të financuara nga USAID

Drejtori Lessard u shpreh se takimi i sotëm paraqet një sinjal pozitiv se bashkëpunimi do të bazohet me përgjegjësi nga të dyja palët.Menaxherja e projektit çmoi interesimin e përfaqësuesve të komunës së Gostivarit për projektin dhe theksoi se rrallë ka hasur në komuna tjera që Zhvillimit ekonomik lokal t’i jepet prioritet kaq i madh si në komunën e Gostivarit.

Nga ana e komunës u propozua që në suaza të projektit të hapet një Qendër për Përkrahjen e Biznesit që do të menaxhohet nga ekspertë të jashtëm ndërsa komuna do të ofrojë hapësirat dhe të mbulojë harxhimet operative.

Projekti SEDP do të fillojë brenda 6 muajsh dhe ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me çka do të krijohen vende të reja pune si rrjedhojë e rritjes së tyre si kompani. Nga ana tjetër, projekti YES, i cili do të fillojë të implementohet më herët, grup qëllimor ka nxënësit e shkollave teknike duke përkrahur partneritetin privato-publik të udhëhequr nga komunat, si dhe përmirësimin e cilësisë së fuqisë së re punëtore nëpërmjet trajnimeve për shkathtësi IT dhe aftësi prezantimi dhe komunikimi.

Publikuar: 06.11.2010 | 20:00
Lexuar: 537 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime