Pacino për të rinjtë ka një këshillë të cilën thotë ta ketë parim: Nëse doni të keni fëmijë, keni kujdes me kë i bëni ata.
Alfredo James Pacino i njohur me emrin Al Pacino, i konsideruar nga të gjithë si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në botë, lindi më 25 prill 1940, New York City, USA. Në një intervistë rreth karrierës dhe jetës së tij, Pacino kishte folur për shumë gjëra. I pyetur në lidhje me rolin e tij Salomaybe, ai kishe thënë: Unë nuk e di më se kush dreqin është vetja ime. Megjithatë mendoj, se ky rol është shumë afër vetes për diçka. Unë jam natyralisht i turpshëm, por kam luajtur role të tilla aq shumë saqë jam bërë ekspert.
Pacino e përshkruan veten si person me temperament të fortë, të cilin e shfaqë gjithmonë, për të cilin temperament mendon se ka të bëjë me traditat, me të cilat është ushqyer në fëmijëri dhe me prejardhjen e tij italiane, të cilët i shfaqin shumë emocionet e veta. "Të jesh a të mos jesh", është monologu nga shkrimtari i madh i të gjitha kohërave Sheakspir, i cili i jep atij frymëzimin më të madh, për të cilin mendon se është fjalia më e bukur e shkruar ndonjëherë. Ndërkaq i pyetur se çka mendonte në lidhje me luftën në Irak, Pacino pati thënë: Normalisht nuk më pëlqen se çfarë po ndodh atje. Jam pjesë e shumicës së njerëzve kundër saj, megjithatë nuk e di historinë e plotë.
Nuk i besoj gjërave që shikoj në televizor. I besoj vetëm një pjese të tyre, kështu që e kam të vështirë të gjykoj. Në fakt, nuk më pëlqen se çfarë po ndodh në botë. Kur je një njëri i famshëm zbulon se fjalët e tua me të vërtetë që kanë një farë peshe... Unë nuk kam qenë shumë i angazhuar me këto lloj gjërash, por kemi shembullin konkret të George Clooney, i cili shkon në Darfur dhe rregullon gjithçka. Kjo është diçka magjike. Ai ka bërë shumë gjëra të mira, do të doja që edhe unë ta kem atë fuqi. Kurse në lidhje me famën e tij Pacino mendon se kjo është shqetësuese për fëmijët e, pasi ata mbajnë mbiemrin e tij dhe gjithmonë janë të ekspozuar, dhe i gjithë ky shqetësim vjen pasi ata nuk e kanë kërkuar kurrë këtë famë. Pavarësisht kësaj, kur ai e kishte pyetur vajzën e tij të madhe, nëse donte të ndryshonte mbiemrin e saj në shkollë, ajo kishte thënë: "Jo, unë jam një Pacino. Ky është mbiemri im".
Prind, por asnjëherë i martuar
Al Pacino, nuk ishte martuar asnjëherë, por pavarësisht kësaj ai e përjetoi ndjenjën e të qenit prind. Në vitin 1989 atij i lind vajza e tij e parë Julie Marie,me instruktoren e aktrimit Jan Tarrant. Në vitin 1991, Paçino luajti rolin kryesor në krah të Michel Pfieffer, e cila kishte luajtur përkrah tij në "Njeriu me shenjë", në filmin "Frankie dhe Johnny".
Ka fituar çmimin "Aktori më i mirë" në Academy Aëard në vitin 1992 për rolin e tij në "Aromë Gruaje", pasi është nominuar 7 herë për disa role të tjera të ndryshme. Më në fund, arrin të fitojë një çmim Oskar si "Aktori më i mirë" në rolin e Kolonelit të verbër pensionit në depresion, Frank Slade në filmin e Mark Brest "Arome Gruaje" (viti 1992). Po atë vit, ai gjithashtu u nominua për çmimin "Aktori jo protagonist më i mirë" për filmin "Glengarry Glen Ross", duke u bërë aktori i parë mashkull që arrin të marrë 2 nominime për dy filma të ndryshëm në të njëjtin vit dhe të fitojë çmim Oskar për rolin kryesor gjithashtu (si Jamie Foxx në vitin 2004).
Në vitin 1990, Paçinos gjithashtu i ofruan të bënte zërin e Batmanit në seritë mjaft të suksesshme të filmave "Batman" të animuara, por e refuzoi atë. Paçino nuk ka marrë asnjë nominim tjetër nga Akademia pas filmit "Aromë Gruaje", por ka fituar dy çmime "Glob i Artë" gjatë dekadave të fundit, i pari çmimi për Cecil B. De Mille për arritjet gjatë jetës së tij për rolet e luajtura dhe i dyti për rolin mjaft të vlerësuar në serialin "Ëngjëj në Amerikë" në vitin 2004. Sukseset më të mëdha të dekadës së fundit kanë qenë "Hughie" i Eugene O'Neill dhe "Salome" e Oscar Wilde.
Rolet e tij
Paçino efuzoi të rishfaqej me rolin më të arrirë të tijin,Corleone, në "Kumbari - Loja", pasi zëri i tij kishte pësuar ndryshime rrënjësore që nga koha kur kishte performuar këtë rol në dy filmat e parë. Paçino punoi me regjisorin Christopher Nolan në filmin Insomnia, një ripërpunim i filmit Norvegjez me të njëjtin emër. Filmi dhe performanca e Paçinos u vlerësuan mjaft mirë.
Ndërkaq më 25 Janar të vitit 2001, atij i lindin dy fëmijë binjak, Anton Jones dhe Olivia Rose, të cilët i ka me ish-të dashurën e tij, Beverly D'Angelo, me të cilën ka qenë i lidhur nga viti 1997 deri në vitin 2001. Nga ndjenja e mrekullueshme që kishte përjetuar me lindjen e binjakëve Pacino shkruan një poezi për ta, por fatkeqësisht copën e letrës në të cilën e kishte shkruar poezinë, pastruesja ia hedhë në plehra pa dashje, dhe kështu ajo poezi mbetët vetëm brenda tij.