E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi i fushatës, theksoi në solemnitet ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami, është që të ngritet vetëdija publike për rëndësinë e antidiskriminimit si proces shoqëror.
Qytetarėt e Maqedonisė mė shumė tė diskriminuar gjatė punėsimit dhe nė vendet e punės









- Qytetarët e Maqedonisë ankohen më së shumti në diskriminim gjatë punësimit dhe në vendet e punës në bazë të gjinisë, fesë apo përkatësisë politike. Ankesat e tilla i kanë theksuar gjatë paraqitjes në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, e cila në bashkëpunim me Zyrën e OSBE-së, sot në Parkun e Qytetit filluan fushatë për antidiskrimin dhe mundësi të barabarta.

Me rastin e fushatës në Parkun e Qytetit ishte vendosur orë që do të përkujtojë se koha e diskriminimit duhet të ndryshohet me mirëkuptim.

Qëllimi i fushatës, theksoi në solemnitet ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami, është që të ngritet vetëdija publike për rëndësinë e antidiskriminimit si proces shoqëror.

Ai paralajmëroi se vitin e ardhshëm në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do të formohet komision për luftë kundër diskriminimit.

Fushata realizohet me moton "Mos diskrimino! Mundësi të barabarta për të gjithë". Përfshin shumë aktivite promovuese, si dhe ngjarje publike në 15 komuna në Maqedoni, takime të drejtpërdrejta me qytetarë, takime me gazetarë, organizim të panel-diskutimeve, si dhe gara të nxënësve dhe studentëve lidhur me temën.

“Ky komision do të jetë një institucion shumë i rëndësishëm në vend, por, është e nevojshme që qytetarët të jenë të vetëdijshëm se çfarë është dikriminimi që të mundet në mënyrë të suksesshme të ballafaqohemi me diskriminimin. Kjo në fakt është edhe qëllimi i fushatës që fillojmë sot.“, tha Hoze Luis Herero, ambasador i OSBE-së në Maqedoni.

Publikuar: 07.11.2010 | 17:09
Lexuar: 498 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime