A është përnjëmend e vërtetë se dikush mund të mos votojë dhe mosbotimi i tij të ketë vlerë, peshë? Do të them se jo. Të gjithë ne votojmë. Por jo me dorën dhe vullnetin tonë të lirë. Ne votojmë nga dora dhe vullneti i mbrapshtë i dikujt tjetër, atij që vjedh votat.
Arben Idrizi
Në po këtë faqe, disa herë me radhë, me atë përgjegjësi qytetare që edhe mund të vihet në dyshim si vlerë dhe parim në një vend me demokraci të brishtë si yni, kam bërë me dije, pa mu kërkuar fare ky opinion personal, se (kurrë) sdo të dal në zgjedhje, e aq më pak ti votoj këto subjekte politike në lojë. Por, kam sqaruar se të tjerët që përgjegjësinë qytetare e shohin nga një pikëpamje tjetër, ta zëmë në atë të angazhimit për të zgjedhur subjektin politik të denjë për tu votuar dhe për ta qeverisur vendin, apo për arsye të tjera, bëjnë mirë të votojnë, për ta bërë të dobishëm dhe të praktikueshëm ose thjesht të zëshëm vullnetin e tyre politik.
Ndërkohë, numri i subjekteve politike është shtuar edhe më. Në numër. Pa mundur të ofrojnë një, të shprehemi përmes klisheve, frymë të re politike. E as ato ekzistueset nuk kanë bërë asnjë rishikim të politikës së tyre, asnjë përmirësim ose përparim në politikën e tyre, të cilën vazhdoj ta konsideroj, në esencë, si një politikë primitive (në kuptimin e thjeshtësisë dhe përdorimit të saj; mungesës së ideve dhe origjinalitetit; trajtimit të votuesve të tyre si subjekte njerëzore të mirëqena për tu manipuluar, shfrytëzuar dhe mashtruar).
Pra, për mua, subjekte politike si PDK, LDK, AAK mbesin vetëm ca grupime (si çdo grupim tjetër jo vetëm politik, por edhe më keq), për të cilat politika nuk është mënyrë për të qeverisur vendin për të mirën e përbashkët, por mjet për ti jetësuar interesat personale. Ngase, atdheu më i mirë dhe më i sigurt i së keqes është politika. Të paktën këtë (e kanë) lënë të nënkuptohet.
E njëjta do të vlente për dy subjektet e reja. Vetëvendosja vazhdon, edhe në këtë praktikë politike në të cilën ka vendosur të marrë pjesë, me të njëjtin qëndrim të një utopie politike. Nga ana tjetër, mungesa kapacitetit njerëzor në gjendje që të kryejë një funksion politik brenda Lëvizjes është e pakapërcyeshme. Ndërsa subjekti tjetër, Fer, me atë sa ka dëshmuar deri tani në paraqitjet publike, edhe ashtu të varura nga një figurë e vetme, duket më tepër si një iniciativë komike e aventureske se sa si diçka serioze.
Do të rikthehem te paragrafi i parë i këtij teksti, për ti bërë thirrje vetvetes e çuditshme kështu, apo jo?! të reflektoj se sa e përgjegjshme, e dobishme dhe logjike është përgjegjësi qytetare ime për të mos votuar. Mbarë kjo duke pasur parasysh një fakt, ose dyshim (që të jemi më të kujdesshëm): duke qenë se Kosova është e njohur për manipulimin dhe vjedhjen e votave, a është përnjëmend e vërtetë se dikush nga ne nuk voton? A është përnjëmend e vërtetë se dikush, për ta mbrojtur dhe realizuar përgjegjësinë qytetare të tij, mund të mos votojë dhe mosbotimi i tij të ketë vlerë, peshë? Do të them se jo. Të gjithë ne votojmë. Por jo me dorën dhe vullnetin tonë të lirë. Ne votojmë nga dora dhe vullneti i mbrapshtë i dikujt tjetër, atij që vjedh votat. Dikush voton për mua që nuk votoj; dikush voton për atë që ka vdekur. Unë që nuk votoj dhe ai që ka vdekur jemi dy kategori shumë të rëndësishme në Zgjedhje. Por asnjëri nga ne, pra, se ushtrojmë vullnetin tonë të lirë. I vdekuri sepse ka vdekur, unë sepse nuk dal të votoj. Kush na bën të mos jemi të papranishëm? Një hajn i votave i njërës nga partitë politike. Është një praktikë e njohur. E di që asnjë gjykatë sdo ta marrë parasysh këtë akuzë. Por po bëri vaki ta marrë seriozisht, i mjafton ta kërkojë emrin tim në listat e votuesve. Nga zgjedhjet e mëparshme ose nga këto të tashmet. Unë sdo të votoj. Por, e sigurt, dikush do ta vazhdojë të votojë në emrin tim. Për partinë e tij. Për partinë e tij të dashur, të cilën unë e konsideroj vetëm si një grupim të hamamtë mafioz në petkun e politikës.
Do të shkoja të votoj. Por sdi për kë. Skam për kë. Nuk mund tua besoj votën time prej qytetari të ndërgjegjshëm atyre. E megjithatë, ata nuk janë humbësit.
E di që këshilla e urtë e disave pothuajse me shqetësimet e mia do të ishte: të votohet për