Këngëtarja e hitit I Kissed a Girl është thënë se i është dashur trajtim mjekësor gjatë pushimit të saj romantik në Maldive muajin e kaluar, pasi ishte pickuar në këmbë. Por, pop ylli ka shkruar në faqen e saj në twitter.com, duke i përqeshur raportimet dhe duke i cilësuar si të pavërteta.
Këngëtarja Katy Perry ka mohuar raportimet e mediave se ajo është pickuar nga një merimangë tropikale gjatë muajit të saj të mjaltit me bashkëshortin e saj, Rusell Brand, duke insistuar se ka qenë e kafshuar nga dashuria.
Këngëtarja e hitit I Kissed a Girl është thënë se i është dashur trajtim mjekësor gjatë pushimit të saj romantik në Maldive muajin e kaluar, pasi ishte pickuar në këmbë. Por, pop ylli ka shkruar në faqen e saj në twitter.com, duke i përqeshur raportimet dhe duke i cilësuar si të pavërteta.
Nuk jam pickuar nga ndonjë merimangë. Kanë qenë të gjitha raportime të rrejshme. Dhe, kur një adhurues ka shkruar Por je pickuar nga dashuria, Perry ka thënë: Tani, kjo është e vërtetë.