Migjen Basha është aktivizuar vetëm gjashtë minuta në fitoren që ekipi i tij, Atalanta, arriti të merrte në transfertë me Triestinën. Ai është aktivizuar në minutën e 84-ët, duke zëvendesuar Tiribocchi-n. Me këtë fitore bergamaskët ngjiten në kuotën e 24-pikëve, duke u renditur në vendin e tretë.
Gjergji Mima
- Futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatin italian kanë zhvilluar paraqitje pozitive në ndeshjet me skuadrat e tyre në Serinë A dhe Serinë B.
Erjon Bogdani luajti për rreth 60 minuta në humbjen 3-1 që Cesena e tij pësoi në "Olimpico" të Torinos, ndaj Juventusit.
Portieri i kombëtares shqiptare, Saimir Ujkani, është aktivizuar për gjatë gjithë ndeshjes me Askolin, duke bërë një paraqitje të mirë, kurse Shala është aktivizuar në minutën e 70-të, duke zëvendesuar Scavone-n. Novara ruan vendin e parë edhe pas këtij barazimi në kuotën e 29-pikëve.
Sulmuesi Edgar Çani është aktivizuar në minutën e 62-të për Modenën, e cila nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Livornon në fushën e saj. Modena renditet në vendin e dymbëdhjetë me 16-pikë.
Migjen Basha është aktivizuar vetëm gjashtë minuta në fitoren që ekipi i tij, Atalanta, arriti të merrte në transfertë me Triestinën. Ai është aktivizuar në minutën e 84-ët, duke zëvendesuar Tiribocchi-n. Me këtë fitore bergamaskët ngjiten në kuotën e 24-pikëve, duke u renditur në vendin e tretë.
Mehmet Hetemaj ka luajtur për gjatë gjithë ndeshjes. Albinoleffe ka fituar me rezultatin 3-1. Me këtë tre pikësh ata ngjiten në vendin e 15-të po me kaq pikë.