Pëllumba, shpendë ekzotike dhe deri tek Gjeli i Prishtinës, sot kanë argëtuar Tetovarët, ndërsa më të lumtur janë ndjerë fëmijët.
Është shumë mirë kam ardhur me nipin të shof ky shumë do të shef gjallesa, thotë një visitor.
Bashkim Sulejmani
Shpendë të ndryshë janë ekspozuar në Pallatin e Kulturës në Tetovë, nga shoqata për rritjen e shpendëve zbukures, Gjeli nga Diamanti e Tetovës.
Ja arritëm të bëjmë një ekspozitë të parë të këtij llojë në nivel shtetëror, me atë që kemi mysafir referë edhe nga Kroacia dhe kjo i jepë kësaj ekspozite karakterin ndërkombëtarë. Këtu kemi të ekspozuara afër 27 lloje të shpendëve zbukurues, kemi shtatë lloje të fazanëve ë dhe 15 lloje të pëllumbave, thotë Vanço Ilioski, Kryetar i shoqatës Gjeli nga diamante.
Pëllumba, shpendë ekzotike dhe deri tek Gjeli i Prishtinës, sot kanë argëtuar Tetovarët, ndërsa më të lumtur janë ndjerë fëmijët.
Është shumë mirë kam ardhur me nipin të shof ky shumë do të shef gjallesa, thotë një visitor.
Unë jam befasuar t'u them drejtë së pari herë shoh kësi gjana dhe shpendët si gjithë kafshët i dua jam adhurues i tyre, shprehet një visitor tjetër.
Në këtë ekspozitë nuk mungonin edhe pëllumbat e frizuar, quhen të frizuar pasi puplat e tyre kanë formën e kaçurelave dhe janë shumë të dashur dhe shoqërues.
Eksponatet e mia janë të frizuarit, gjelat dhe bukuroshët. Më mirë është të shihet se të shpjegohet, ja pëllumbat janë këtu, tregon Tane Srbinoski, rritës i shpendëve.
Vizitorët përvec njohjes me llojet e ndryshme të shpendëve kishin mundësinë edhe të blinin ndonjë prej tyre. Ekspozita, pritet të jetë tradicionale, shprehen organizatorët.