E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kreu i vendit kërkoi që në të ardhmen të punohet më shumë dhe me seriozitet për rrugën e Shqipërisë drejt familjes evropiane.
Liberalizimi, Topi: Ngjarje historike


Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi deklaroi se liberalizimi i vizave është ngjarja e tretë historike më e madhe për Shqipërinë, pas pavarësisë dhe rrëzimit të komunizmit.

"Dita e sotme erdhi si rezultat i mjaft proceseve të një evolucioni të thellë që ka të bëjë me jetën e institicuioneve të Shqipërisë, por edhe me maturimin e shoqërisë shqiptare ndër vite", tha presidenti në një prononcim për Top Channel.

Kreu i vendit kërkoi që në të ardhmen të punohet më shumë dhe me seriozitet për rrugën e Shqipërisë drejt familjes evropiane.

"Dita e sotme të na japë shansin të rrisim sensin e mirëkuptimit, dialogut dhe sot të jetë një ditë feste, ndërsa nesër duhet t'i kthehemi përgjegjësive. Partitë politike, institucionet duhet të japin një shembull për qytetarët që të respektojnë liberalizimin, të respektojnë rregullat dhe korrektësinë sepse vetëm kështu do të kemi më shumë premisa për ecurinë e Shqipërisë", tha kreu i vendit.

I pyetur nëse kishte një mesazh për politikën, presidenti Topi theksoi se nuk mund të ndërhyjë në vullnetin e partive për të marrë vendime.

Publikuar: 08.11.2010 | 14:38
Lexuar: 438 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime