E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Foto Strakosha, është një nga legjendat e Dinamos dhe bën pjesë në atë listë të emrave më të spikatur të futbollit shqiptar, që kanëmbrojtur ndër vite portën dinamovite.
Foto Strakosha, portieri shqiptar, politikan nė Greqi




Gjergji Mima

- Legjenda e portës së Kombëtares shqiptare dhe skuadrës së Dinamos, Foto Strakosha ishte kandidat në listën e partisë së PASOK-ut në zgjedhjet lokale në Greqi
për zonën e Atikës, që përfshin 4 milionë banorë.

“Do të jem zëri i emigrantëve shqiptarë në Greqi”, shprehej Strakosha përpara zgjedhjeve, të cilat PASOK-u i fitoi në këtë zonë dhe në Greqi.

Foto Strakosha, është një nga legjendat e Dinamos dhe bën pjesë në atë listë të emrave më të spikatur të futbollit shqiptar, që kanëmbrojtur ndër vite portën dinamovite.

Strakosha, mbërriti tek Dinamo në vitin 1988, në moshën 23 vjeçare, duke ardhur nga skuadra e Minatorit të Tepelenës, ku kishte rënë në sy të specialistëve, si një ndër portierët më të talentuar e premtues të vendit.

Foto, u aktivizua për 3 sezone me Dinamon, nga ai 1988-89, deri në sezonin 1990-91. Strakosha luajti një rol kyç, në Dinamon mjaft të suksesshme të fundviteve '80 dhe fillimit të viteve '90, duke dhënë një kontribut vendimtar në triumfet e skuadrës blu.

Kështu, gjatë sezoneve të aktivizimit të Strakoshës, ai fitoi me Dinamon çdo trofe të mundshëm brenda vendit: Kupën e Shqipërisë 1988-89, 1989-90; Kampionatin Kombëtar 1989-90; si dhe Superkupën e Shqipërisë 1989.

Pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, në vitin 1991 Foto u largua jashtë vendit, fillimisht tek skuadra greke e PAS Janinës dhe ishte një ndër të parët futbollistë shqiptarë që filloi të luante me sukses në kampionatet e huaja.

Më pas, Strakosha ka luajtur për një sërë skuadrash në Greqi, si Ethnikos Pireaus, Olympiacos, Panionios, Ionikos, Kallithea, Ethnikos Asteras, e Proodeftiki.

Foto bën pjesë në ata pak futbollistë shqiptarë, që gjatë karierës së tyre, kanë fituar trofe, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj.

Krahas Demollarit, që është shpalluar kampion i Rumanisë me Dinamo Bukureshtin në sezonin 1991-92, ashtu si Eduard Abazi me Hajdukun e Splitit, në Kroaci, në të njëjtin sezon, Strakosha është shpallur kampion i Greqisë në sezonin 1996-97, me Olympiacos, si dhe ka fituar Kupën e Greqisë 1997-98, në përbërje të Panioniosit.

Strakosha, ka luajtur për plot 15 vjet si portier i Kombëtares së Shqipërisë, nga viti 1990, deri në vitin 2005 dhe mban ende sot e kësaj dite rekordin, si futbollisti kuqezi me më shumë prezenca në Kombëtare, plot 73 të tilla.

Për mjaft vite, ai mbajti shiritin e kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, duke pasur kolegët e vet tek Dinamo, Sulejman Demollari, e Rudi Vata. Pas përfundoi karierën sportive, në vitin 2005, aktualisht Foto Strakosha, vazhdon të qëndrojë pranë botës së futbollit, në Greqi, ku dhe kryen funksionin e menaxherit të përgjithshëm të klubit të
futbollit Panionios.

Ndërsa që sot Strakosha do të mund të kontribuojë edhe në fushën e politikës për të ndihmuar emigrantët shqiptarë në Greqi dhe sportistët shqiptar që kërkojnë të afirmohen në futbollin grek.

Publikuar: 08.11.2010 | 15:03
Lexuar: 723 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime