E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shqipëria në dy ndeshjet e para të eliminatoreve për "Euro 2012" barazoi me Rumaninë dhe fitoi kundër Luksemburgut. Në ato ndeshje Kuzhe qëndroi në pankinë. Ai u sëmur një javë para takimit me boshnjakët. Ky takim përfundoi me rezultat 1:1. Më pas "kuqezinjtë" humbën 2:0 në Bjellorusi.
Euro 2012/ Kuzhe: Sėmundja mė pengoi tė bėja mrekulli me Shqipėrinė








Gjergji Mima

- Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe, mendon se ka qenë në rrugë të mbarë që me kombëtaren e Shqipërisë të bënte mrekulli në eliminatoret për "Euro 2012", por, në këtë rrugëtim atë e ka ndaluar hemorragjia cerebrale që e pësoi në fund të muajit shtator.

"Kam qenë mjaft i motivuar për takimet me Bosnjë Hercegovinën dhe Bjellorusinë dhe jam i bindur se me mua në pankinë këto ndeshje do të përfundonin ndryshe. Mendoj se në vitin e fundit kam bërë përzgjedhje të drejtë, kam krijuar mentalitet fitues dhe kam formuar modelin e lojës. Kjo nuk do të thotë që ndihmësi im, Xhemal Mustedanagiq, ka gabuar. Ka bërë punë fantastike, sidomos në takimin me Bosnjë Hercegovinën. Pas atij takimi në Minsk kemi udhëtuar pa katër lojtarët më të mirë. Do të humben ende pikë në grupin tonë. Ne do të kërkojmë rastin tonë", ka thënë trajneri i Shqipërisë, Kuzhe, për gazetën kroate "Sportske Novosti".

Shqipëria në dy ndeshjet e para të eliminatoreve për "Euro 2012" barazoi me Rumaninë dhe fitoi kundër Luksemburgut. Në ato ndeshje Kuzhe qëndroi në pankinë. Ai u sëmur një javë para takimit me boshnjakët. Ky takim përfundoi me rezultat 1:1. Më pas "kuqezinjtë" humbën 2:0 në Bjellorusi.

Kroati Kuzhe ka treguar se hemorragjia ka kaluar pa pasoja. Kuzhe gjendet në Zagreb, ndërsa javën tjetër do të udhëtojë për në Tiranë.

"Në Tiranë më kanë kushtuar vëmendje të madhe. Shërimi ka kaluar mirë. Nuk ka pasoja dhe i gëzohem vazhdimit të punës me përfaqësuesen e Shqipërisë. Për katër pesë ditë do të jem sërish në Tiranë. Përgatitemi për ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë", ka thënë Kuzhe.
Josip Kuze

Në intervistë ai ka folur edhe për trajnerët e njohur kroatë. Ka thënë se shumica prej tyre pëlqejnë futbollin difensiv. Vetë Kuzhe ka thënë se pëlqen trajnerët ofensivë dhe se i tillë është edhe vetë. Ai ka treguar se është i befasuar me rezultatet e Mali të Zi që është ekipi surprizë i eliminatoreve për "Euro 2012". Kuzhe ka thënë se fitoret e Malit të Zi janë rezultat i punës së trajnerit kroat, Cico Kranjçar.

Gazeta kroate shkruan se Kuzhe është njëri prej kandidatëve për të marrë drejtimin e Kroacisë pas largimit të Slaven Biliçit në vitin 2012. Por, Kuzhe ka deklaruar se nuk i intereson posti i përzgjedhësit të Kroacisë.

"Njëherë kam ndërprerë një kontratë në Japoni të vlefshme një milion dollarë pasi kam marrë premtime nga njerëzit e federatës që praktikisht jam emëruar trajner. Sot nuk e shoh veten në atë pozitë. Vlerësoj se jam në kulmin e karrierës si trajner, që jam në gjendje që për dhjetë minuta të futem në kokën e secilit trajner, të zbulojë të gjitha fshehtësitë e tij, të procesoj shpejt të gjitha ato që i kam mësuar me vite. E di që edhe më parë kam qenë trajner i mirë, që kam ditur, por ajo dituri imja ishte pak kaotike. Tani, më në fund çdo gjë është në vendin e vet", ka përfunduar Kuzhe.

Publikuar: 08.11.2010 | 06:15
Lexuar: 550 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime