E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hapja e saj u bë e mundur nga një grup rilindasish, një pjesë e të cilëve u bënë edhe drejtuesit e saj. Drejtori i parë i “Mësonjetores Shqipe” ishte Petro Nini Luarasi. Ndër emrat e tjerë që drejtuan shkollën, ishin rilindasit, Pandeli Sotiri, Nuçi Naçi, etj.
Sot 122 vjet nga hapja e shkollės sė parė shqipe










Sot është 7 marsi, dita e mësuesit dhe arsimit shqip. Me të njëjtën datë, në vitin 1887 u çel në Korçë “Mësonjtorja e parë shqipe”, e cila qëndroi e hapur për 15 vjet, edhe pse në kushte të vështira.

Hapja e saj u bë e mundur nga një grup rilindasish, një pjesë e të cilëve u bënë edhe drejtuesit e saj. Drejtori i parë i “Mësonjetores Shqipe” ishte Petro Nini Luarasi. Ndër emrat e tjerë që drejtuan shkollën, ishin rilindasit, Pandeli Sotiri, Nuçi Naçi, etj.

“Mësonjetorja” ishte shkolla e parë fillore me një fizionomi të theksuar kombëtare dhe laike, ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe.
Ajo institucionalizoi mësimin e gjuhës shqipe në Shqipëri. E pikërisht në kujtim të hapjes së “Mësonjetores” më 1887-ën, të gjithë arsimtarët festojnë sot ditën e mësuesit.

Kjo ditë shënohet me një sërë aktivitetesh në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e diasporë, gjithkund ku ekzistojnë kushte për vijimin e shkollimit në gjuhën shqipe./alsat-m/

Publikuar: 07.03.2009 | 04:59
Lexuar: 1479 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime