Klinton, mbrëmë pas takimit në Gjenevë, tha se prioritet për të dy vendet është të arrijnë marrëveshje të re për armë strategjike deri në fund të vitit. Marrëveshja e tashme për kufizim të armës strategjike bërthamore (START 1) skason nga fundi i vitit.
Në mbledhjen e parë mes sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinron dhe ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov është arritur marrëveshje për kufizim të armës strategjike dhe për mburojën kundërraketore.
Klinton, mbrëmë pas takimit në Gjenevë, tha se prioritet për të dy vendet është të arrijnë marrëveshje të re për armë strategjike deri në fund të vitit. Marrëveshja e tashme për kufizim të armës strategjike bërthamore (START 1) skason nga fundi i vitit.
Ajo theksoi se Uashingtoni është i gatshëm për hapjen e dialogut me Moskën në gjetjen e zgjidhjes për programin bërthamor iranian.
Lavrov njoftoi se stabilizimi i Afganistanit është në interes të Moskës dhe Uashingtonit.
"Arritëm marrëveshje të kontribuojmë për konferencë të suksesshme për Afganistanin, e cila do të mbahet më 27 mars në Moskë, nën patronazh të organizatës së Shangait për bashkëpunim, si edhe për konferencat e ngjashme që nga fundi i muajit do të mbahen në Evropë, nën patronazhin e SHBA-së", tha Lavrov.
Ministri rus i Punëve të Jashtme potencoi se mosmarrëveshja mes Moskës dhe Uashingtonit është për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Klintoni nga ana e saj, si qëndrime të kundërta mes SHBA-së dhe Rusisë e përmendi Gjeorgjinë. /mia/