Në këtë shkollë, objekti i së cilës është ndërtuar në fundin e viteve të nëntëdhjeta pa sallë fizkulture,, ora e edukatës fizike zhvillohet jashtë kur këtë e lejojnë kushtet atmosferike, ndërsa ku mban mot i ligë, në mësonjëtore.
Me bashkimin e tre hapësirave të cilat deri më tani thuajse nuk janë shfrytëzuar për asgjë, Shkolla fillore Ismail Qemali do të fitojë sallë për gjimnastikë. Hapësira e re do të ketë sipërfaqe prej rreth 300m katror dhe lartësi prej 3,40 metra, parametra këto të mjaftueshëm për këtë qëllim.
Në këtë shkollë, objekti i së cilës është ndërtuar në fundin e viteve të nëntëdhjeta pa sallë fizkulture,, ora e edukatës fizike zhvillohet jashtë kur këtë e lejojnë kushtet atmosferike, ndërsa ku mban mot i ligë, në mësonjëtore.
Me adaptimin e hapësirës së re, do të fitohet një sallë adekuate për ushtrime trupore dhe gjimnastikë të dy paraleleve njëkohësisht, ndërsa nuk do të ketë kushte vetëm për lojëra me top. Krahas punëve ndërtimore, që janë në rrjedhë, do të bëhet edhe furnizimi me rekuizita për gjimnastikë.
Për nevojat e sallës është duke u rregulluar edhe një hapësirë prej rreth 20 metra në katrorë, e cila do të shërbejë si zhveshtore dhe si hapësirë ndihmëse për rekuizitat e fizkulturës.
Krahas kësaj, këtyre ditëve është duke u punuar intensivisht në rregullimin e oborrit të shkollës, ku është bërë rrafshimi dhe tamponimi I disa pjesëve jot ë rrafshëta, është mbjellë gjelbërim dhe fidanë, ndërsa përgatitet edhe vendi ku do të vendoset në oborr busti i patronit të shkollës Ismail Qemali që për momentin gjendet në hollin e godinës shkollore.