E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projekti në fjalë përfshin zëvendësimin e skajoreve të vjetra me të reja, asfaltimin e pjesës ku do të bëhet zgjerimi i dhromit, si dhe rregullimin hortikultuor të brezit që ndan dy kalimet e këtij bulevardi.
Intervenohet nė brezin e gjelbėr tė njė segmenti tė bulevardit “Vėllezėrit Gjinoski”










Komuna e Gostivarit, me mjete të ndara nga buxheti i saj, vazhdon me intervenimet në rregullimin e rrugëve kryesore të qytetit. Pas përfundimit të punëve në bulevardin “Goce Dellçev” ku u bë zgjerimi i pjesës për qarkullim të veturave, rregullimi i trotuareve dhe mbjellja e fidanëve, gjatë uikendit vazhdoi rregullimi i brezit të gjelbër të bulevardit “Vëllezërit Gjinoski” prej te kryqëzimi me rrugën “Shumatoska” deri te unaza në lagjen Maleardi.

“Tani për tani do të punojmë në këtë segment, me ç’rast do ta ngushtojmë brezin e gjelbër në favor të pjesës për lëvizje të automjeteve, ndërsa më pas do të vazhdojmë edhe në lagjen Maleardi. Synimi i Komunës së Gostivarit është që të dy bulevardet, si arterie kryesore të trafikut në qytet, në gjithë gjatësinë e vet të kenë një simetri të caktuar, me hapësirë të mjaftueshme për qarkullim të automjeteve në dy kolona, vend-parkime dhe trotuar të mjaftueshëm në përputhje me fluksin e këmbësorëve”, shprehet Fatmir Dalipi – inxhinier mbikëqyrës i angazhuar nga Komuna e Gostivarit.

Projekti në fjalë përfshin zëvendësimin e skajoreve të vjetra me të reja, asfaltimin e pjesës ku do të bëhet zgjerimi i dhromit, si dhe rregullimin hortikultuor të brezit që ndan dy kalimet e këtij bulevardi.
Intervenohet në brezin e gjelbër të një segmenti të bulevardit -Vëllezërit Gjinoski-


Publikuar: 08.11.2010 | 16:44
Lexuar: 556 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime