Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të administratës komunale dhe të OJQ-ve lokale, ndërsa i njëjti realizohet në suaza të projektit Model Efikas për Komunikim, projekt ky që synon informimin sa më të shpejtë, të saktë dhe transparent të qytetarëve me punën e pushtetit lokal.
Mekanizmat që i shfrytëzon pushteti lokal në Gostivar në lëmin e informimit të qytetarëve, si dhe roli i teknologjive të reja në komunikimin e nivelit lokal, ishin në fokus të debatit publik që u mbajt sot në Komunën e Gostivarit.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të administratës komunale dhe të OJQ-ve lokale, ndërsa i njëjti realizohet në suaza të projektit Model Efikas për Komunikim, projekt ky që synon informimin sa më të shpejtë, të saktë dhe transparent të qytetarëve me punën e pushtetit lokal.
Qëllimi kryesor i këtij takimi është forma dhe mekanizmat që përdor pushteti lokal, në rastin konkret komuna e Gostivarit për komunikim me qytetarët, si dhe mundësitë e reja që do të mund të përdoren për komunikimin mes organeve drejtuese të komunës me qytetarët, potencoi Dashmir Osmani nga Zyra për ZHEL.
Në prezantimin e saj, Nita Kaprolli foli për metodat të cilat pushteti lokal në Gostivar i zbaton për të informuar qytetarët rreth aktiviteteve, vendimeve dhe zhvillimeve të tjera të cilat ndodhin brenda kohës në Komunën e Gostivarit.
Mekanizmat që i shfrytëzon komuna e Gostivarit për informimin e qytetarëve janë faqja elektronike e komunës, Qendra komunale për shërbime, zyra e Komisionit për marrëdhëniet në mes bashkësive që funksionon në kuadër të projektit Model efikas për komunikim, EU Info Qendra si dhe materialet e shumta propaganduese të cilat Komuna i ofron për qytetarët theksoi ajo.
Filip Stojanoski - përfaqësues nga Fondacioni Metamorfozis, foli për Rolin e teknologjive të reja në komunikimin e nivelit lokal, ndërsa në fund të takimit u zhvillua një debat midis të pranishmëve në lidhje me temat të cilat u shtjelluan.