Nuk jemi favoritë, por jemi një skuadër e cila ka mundësinë të luftojë për titullin kampion bashkë me ekipet e tjera të mëdha, është shprehur administratori i deleguar i Milanit.
Të dielën e ardhshme do të luhet derbi Milan-Inter, por Adriano Galliani nuk mendon se Milan është favorit edhe pse rivalët zikaltër kanë shumë mungesa për shkak të dëmtimeve, transmeton TCH.
Nuk jemi favoritë, por jemi një skuadër e cila ka mundësinë të luftojë për titullin kampion bashkë me ekipet e tjera të mëdha, është shprehur administratori i deleguar i Milanit.
Më vjen keq për problemet që ka Inter me dëmtimet. Vitin e kaluar patëm ne probleme dhe na kushtëzuan, ka vazhduar Galliani.
Për sa i përket fitores së djeshme në Bari, Galliani deklaroi: Kur luan ndeshje çdo tre ditë është e vështirë të gëzosh për fitoret. Me Barin luajtëm mirë, Milan shënoi tre gola dhe humbi shumë raste të tjera.