Rock grupi ,,Objective,, me punën profesionale dhe me një përkushtim mjaftë serioz dita ditës po hapëron drejt shtigjeve të skenës shqiptare duke lënë përshtypje të mirë aty ku paraqiten.Objektivi dhe synimi i tyre është që nëpërmjet rock muzikës të sensibilizohen problemet e përditshmërisë sonë siç janë: dashuria,kriza ekonomike,papunësia,gurbeti, injoranca, xhelozia, mendjemadhësia etj. etj.
Intervistoi: Avni Osmani
Na tregoni si erdhi deri te ideja që ju të mereni me muzikë dhe si lindi grupi ,,Objective,,?
Thjeshtë. Fillimisht ishte vetëm dashuria jonë për rock muzikën, pastaj duke na lidhur edhe shoqëria e secili nga ne kishte një ëndërr tinejxheri që të bëhej anëtar i një rock bendi vendosëm që të formojmë një grup i cili do të performonte në këtë zhanër të muzikës, kështu iu qasëm kësaj pune duke bërë ushtrime të shpeshta me anëtarët e grupit, deri kur erdhi koha të dalim para publikut dhe fatmirësisht u pritëm shumë mirë dhe natyrisht kjo ndikoi pozitivisht tek ne, që na dha vullnet për të vazhduar edhe më tutje.
Cilët janë anëtarët e këtij grupi?
Grupi ynë përbëhet prej pesë anëtarëve: Vokal - Shpëtim Lutfiu
Kitarë - Blerim Osmani
Bas Kitarë - Labinot Beadini
Tastierë - Blerim Qamili
Bateri- Qëndrim Zendeli
A keni pasur vështirësi , kush ju ka mbështetur , thjesht a keni kushte ku mund të ushtroni dhe të bëni prova ?
Natyrisht çdo fillim i ka peripecitë dhe veshtirësitë e veta, por falë shoqërisë, familjes, gjithashtu edhe publikut këto vështirësi mundohemi ti tejkalojmë me shpresë se një ditë i gjithë ky mund do të vlerësohet. Gjithashtu dihet se për të ushtruar një bend prej pesë anëtarësh duhet hapsirë e mjaftueshme edhe për instrumentet tona, andaj shpesh herë kemi hasur në vështirësi dhe nuk kemi pasë shumë hapsirë për të ushtruar, mirëpo jemi gjindur disi. Ndonjëherë u kemi penguar edhe fqinjëve duke bërë zhurmë nepër bodrumet e banesave por tani kemi arritur që të sigurojmë një vend ku kalojmë shumicën e kohës me anëtarët e grupit.
Pse keni zgjedhur stilin rock dhe a është vështirë të interpretohet rock muzika këtu tek ne?
Duke pasë parasyshë se kohëve të fundit ajo që qarkullon më së shumti në treg është muzika komerciale, mirëpo ne vazhdojmë ti mbesim besnik rock muzikës, sepse ajo na flen në shpirt, është muzika jonë e preferuar. Ne jemi rritur me kengët e Led Zeppelin, Deep Purple, Metalica e shumë grupesh të tjera, andaj dhe kemi zgjedhur këtë stil muzike, gjithashtu edhe shume të rinj të cilët e dëgjojnë dhe e pëlqejnë rock muziken në një farë mënyre na kanë ndihmuar, na kanë dhëne përkrahje dhe na kanë shtyrë që të vazhdojmë dhe duke shfrytëzuar këtë Gjuhë të përbashkët të mund ta kultivojmë rock muzikën edhe tek ne.
Keni bërë vetëm dy këngë,na sqaroni pak për sukseset e këtyre dy këngeve dhe si janë pritur dhe vlerësuar në opinion ?
Po deri më tani kemi arritur që ti realizojmë dy këngë, e para titullohet Skenar Dashurie këngë kjo që flet për një dashuri të pafat, me të cilën kemi konkuruar edhe ne festivalin Top Fest 7, ku u pritem shumë mirë, ishte vërtetë një kënaqësi e madhe kur dëgjonim dhe shihnin se si në internet kënga jonë dëgjohet e pëlqehet nga të rinjët , kurse kënga e dytë është Pas ikjes tënde që gjithashtu ka për temë dashurinë, me këtë kënge do te marrim pjesë ne festivalin Nota Fest që do të mbahet në dhjetor të këtij viti në Shkup, dhe shpresojmë që edhe kjo këngë të pëlqehet. Këngët janë me tekst të Arlind Farizit, në orkestrim te Goce Simonoskit, të inçizuara në studion Supernova në Tetovë.
Cilat janë përjetimet nga festivali Top Fest?
Duke e ditur se Top Fest-i është nje festival ku artistët e rinjë gjejnë gjithmonë mbështëtje, edhe ne si të tillë u ndjemë shumë të privilegjuar që ishim pjesë e këtij festivali nga i cili fituam një eksperiencë te paharruar, aty njoftuam edhe shumë artiste të tjerë. Gjithashtu edhe dalja në skenë para publikut në Shqipëri na dha një emocion të veçantë të cilin nuk e kishim përjetuar më parë.
Me punën tuaj serioze keni arritur të merni pjesë edhe në disa koncerte, a mendoni se publiku ynë dëgjon dhe e pëlqen rock muzikën ?
Fatmirësisht publiku ynë ka nis të mësohet të dëgjojë rock
muzikën,kemi një pjesë bukur të mirë të rinisë e cila mendon në mënyrë të shëndoshë dhe ka vizion evropian. Natyrisht tek ne akoma qarkullon siç e përmenda më parë komercializmi ,respektivisht muzika që bëhët për përfitime personale-muzika shund e cila fatkeqësisht helmon vlerat e shoqërisë sonë.Duke bërë rock muzikë dëshirojmë të ofrojmë mesazh dashurie, paqeje e solidariteti.
A bashkëpunoni me ndonjë grup muzikor apo me ndonjë këngëtar?
Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë ata që ja duan të mirën muzikës dhe rockut në përgjithësi.Normal që ekziston bashkëpunimi me këngëtar dhe grupe madje nëpër koncerte kemi performuar bashkë me grupe te njohura shqiptare.Kemi kënduar bashkë dhe i kemi bërë muzikë këngëtarit të mirënjohur Alban Skenderajt. Ne përshëndesim dhe mirëpresim çdo bashkëpunim.
Muzika për ju është vetëm hobi apo mjet për ekzistencë dhe si mendoni a mund të jetohet nga muzika këtu në Maqedoni?
Tani për tani muzikën e kemi vetëm si hobi pasi që secili prej nesh merret me studime , kurse për më tutje shohin e bejmë , ndërsa sa i përket pyetjes se a jetohet nga muzika këtu tek ne nuk di çka të them sepse ne nuk jetojmë nga muzika, por jetojmë çdo ditë me muzikën
Cilat janë planet e ''Objective,, ,a jeni duke përgaditur ndonjë risi ?
Normalisht Objective ka planet e veta për të cilat do të vazhdojmë të punojmë, deshira jonë është që të vazhdojmë ta kultivojme këtë lloj muzike si dhe të shpërblehemi per atë që e bëjmë. Kohëve të fundit përgaditemi për pjesmarrjen në festivalin Nota Fest e gjithashtu po punojme për një këngë te re të cilës planifikojmë ti realizojmë edhe video klip.
Mesazhi i juaj për lexuesit e gazetës online Yllpress.com?
Juve personalisht ju uroj shumë suksese për punën tuaj kaq professionale që po e bëni ,Yllpressit i dëshirojmë jetë të gjatë ,kurse lëxuesit i porosisim që të ndajnë kohë për këtë gazetë online si dhe mos të harrojnë muzikën e mirëfilltë ,muzikën rock dhe i përshëndesim gjithë fansat e grupit ''Objective ,,