Në Muzeun e arteve bashkëkohore në Shkup sonte do të hapet ekspozita "Vizatimi bashkëkohor kroat" në të cilën do të prezantohen 140 vizatime të më shumë se 72 artistëve kroat nga gjenerata të ndryshme, të paraqitura në gjashtë tërësi tematike.

Me ekspozitën janë përfshirë shprehje të ndryshme të stileve, konfigurim, minimalizim, abstraksion gjeometrik etj.
Ivan Lovrençiq, Joshko Marishiq, Vojo Radojçiq, Josif Zangi, Doborin Radiq, Zllatko Keser, Ivica Shishko, Paulina Jazliq, Majcel Baçiq, janë një pjesë e autorëve veprat e të cilëve të krijuara në 50 vitet e fundit do të prezantohen në Muzeun e arteve bashkëkohore.
Ekspozita deri tani është prezantuar në më shumë se 20 vende në të gjitha kontinentet, ndërsa realizohet me mbështetje të ministrive të kulturës të Maqedonisë dhe Kroacisë.
Është paraparë që ekspozitën ta hapin ministrat e kulturës të Maqedonisë dhe Kroacisë, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe Bozho Bishkupiq