E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Maria Kallas fliste me elegancë dhe klasë të veçantë. Më bëri përshtypje inteligjenca e saj, sinqeriteti, natyra e saj e çiltër si dhe fjalët me të cilat e filloi bisedën: “Nuk e harroj të kaluarën time si dhe nga ku e fillova karrierën time. Është e vërtetë se nuk jetoj me të, por nuk e harroj atë”.
Maria Callas, e bukur dhe e mallkuar





Maria Kallas fliste me elegancë dhe klasë të veçantë. Më bëri përshtypje inteligjenca e saj, sinqeriteti, natyra e saj e çiltër si dhe fjalët me të cilat e filloi bisedën: “Nuk e harroj të kaluarën time si dhe nga ku e fillova karrierën time. Është e vërtetë se nuk jetoj me të, por nuk e harroj atë”.

Ndërsa bisedoja me Rajna Kabaivanskën në Sofje, në një ditë vjeshte, një nga temat ishte për figurën e madhe Maria Kallasit. Tek ajo shihja jo vetëm madhështinë dhe bukurinë e saj klasike, por edhe privilegjin e të qenët artiste e madhe. Fliste me elegancë dhe klasë të veçantë. Më bëri përshtypje inteligjenca e saj, sinqeriteti, natyra e saj e çiltër si dhe fjalët me të cilat e filloi bisedën me mua: “Nuk e harroj të kaluarën time si dhe nga ku e fillova karrierën time. Është e vërtetë se nuk jetoj me të, por nuk e harroj atë. I kam arritur me shumë sakrifica lartësitë në karrierën time, sepse dihet se ç’mendim kishin perëndimorët për ne lindorët, sidomos në atë kohën e famshme të komunizmit. Më kujtohet, ishin kohë të vështira për mua. Kur arrita në Itali, ndieja mungesë në çdo gjë, në mënyrën si qëndroja, si vishesha, si luaja në skenë etj.

Pavarotit të madh i pëlqente të thoshte: “Toska e kohës së shkuar është Maria Kallas, ndërsa Toska e ditëve tona është Rajna Kabaivanska”.

Më 16 shtator 1977 bota dhe njerëzimi shënuan vdekjen e grekes së famshme. Legjenda e këngëtares operistike më të madhe të gjysmës së dytë të shekullit XX. Ajo mbetet e jashtëzakonshme deri në ditët tona, i kalon kufijtë e melomanëve. Ja çfarë kujton Rajna Kabaivanska nga ajo miqësi: “Kjo ishte regjia e parë dhe e fundit e saj, ishte viti 1973, ishte inaugurimi i tetarit të Torinos dhe me këtë rast duhej të këndoja “Natë siciliane” nga Verdi me regjinë e saj. Kështu u takova me sopranon e famshme greke. E adhuroja pa fund, ishte idhulli im, por ajo fatkeqësisht nuk interpretonte më në skenën operistike. Në përgjithësi karriera e saj kishte një vazhdimësi të shkurtër, por fenomenale. Kishim një lidhje shpirtërore të mrekullueshme. Kallas më respektonte shumë, dhe ashtu si mësova më vonë, ajo më kishte mbështetur gjithmonë indirekt.

Dashuritë e prima donna-ve ishin skupi më i rëndësishëm, numër një, për masmediet e botës.

Vdiq në Paris në banesën e saj luksoze në moshën 53-vjeçare. Siç dihet, emri i saj i vërtetë ishte Maria Kallogeropullos. Regjistrimet e saj janë të paraqitura nëpër katalogë të veçantë të kompanisë së saj diskografike “E Em Ai”. Deri tani janë shitur 30 milionë kopje nga albumet e Maria Kallasit. Çdo vit prodhohen disqe, DVD, libra apo filma për jetën, veprën dhe zërin e saj. Ajo ende vazhdon të mbetet e kërkuar dhe e adhuruar edhe prej atyre që nuk kanë qenë gjallë kur ajo ka ekzistuar.

Lindi më 2 dhjetor 1923 në Nju-Jork, në një familje greke të emigruar në Amerikë. Në vitin 1937 kthehet me nënën e saj në Greqi dhe regjistrohet në Konservatorin e Athinës, ku mësonte në klasën e pedagoges së famshme spanjolle Elvira de Idalgo. Karriera i shkoi përpara që në fillim. Për herë të parë debutoi nën dirigjimin e duarve të dirigjentit italian Tuljo Serafini, ishte viti 1947. Pas dy vjetësh u martua me Xhovani Batista Menegin, i cili bëhet edhe menaxheri i saj. Këngëtarja me figurë të bëshme, shndërrohet në një madamë me figurë jashtëzakonisht elegante, që triumfon nëpër skenat më të mëdha operistike të botës. Kishte lindur legjenda Kallas.

Tashmë ka projekte të tjera për të bërë filma për Maria Kallasin, do të ketë film ku rolin e divës do ta luajë Penelope Kruz.

Mes të tjerash agjenci të ndryshme lajmërojnë se sende të ndryshme të Kallasit do të dalin në ankandin e Milanos “Sotbis”, por këto janë të gjitha sende të trashëguara nga Menegin. Janë 63 letra dashurie që Kallas ia dërgonte Meneginit, gjatë 10 vjetëve që ajo ishte bashkëshortja e tij. Ka edhe letra të tjera, si korrespondenca me Leonard Bërshtejnin, Franko Xefirelin, foto të shumta me personalitete të kohës. Gjithashtu, edhe shumë fustane, bizhu ose sende të tjera të saj.

Publikuar: 09.11.2010 | 11:53
Lexuar: 709 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
qlirim (24/11/2010 19:17:02) aswe

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime