E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kirurgu australian, Craig Jurisheviç - cili i vuri kapak pjesëmarrjes së tij në luftë përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me botimin e librit “Blood on my hands” - e ka quajtur “fushatë njollosëse të medieve dhe të qeverisë serbe” komunikatën që ka qarkulluar së fundi nëpër mediat serbe.
Fushata serbe kundėr librit pėr UĒK-nė tė Craig Jurisheviē







Kirurgu australian, Craig Jurisheviç - cili i vuri kapak pjesëmarrjes së tij në luftë përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me botimin e librit “Blood on my hands” - e ka quajtur “fushatë njollosëse të medieve dhe të qeverisë serbe” komunikatën që ka qarkulluar së fundi nëpër mediat serbe.

Sipas komunikatës prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, thuhet të ketë urdhëruar një hetim lidhur me “vrasjen nga mëshira” të një gruaje gjatë luftës në Kosovë të kryer nga Juriseviçi, për të cilën gjë ai ka shkruar në librin e tij. Vukçeviq, sipas komunikatës, citohet të ketë thënë se Juriseviç - i cili ka paralajmëruar realizimin e një filmi për UÇK-në bazuar në librin e tij - mund të ndiqet penalisht për vrasje. Po ashtu është thënë se “rasti i hetimit ka kaluar në institucionet e Beogradit në Mitrovicë”.

Në librin e tij “Blood on my hands” (Gjak në duart e mia), Jurisheviç e ka përshkruar udhëtimin e tij të jashtëzakonshëm nga spitali “Adelaide” deri në vijën e frontit të UÇK-së.

Në njërin nga kapitujt e kujtimeve të tij, të botuar këtë vit, e të cilit i referohet pala serbe si shkas për akuzë ndaj Jurisheviçit, ky i fundit zbulon se si pasi ka dëgjuar një shpërthim në një fshat afër kufirit të Shqipërisë, ka zbuluar trupat e 15 grave dhe një të moshuari, para se të takohej me një grua të plagosur që lëngonte nga dhimbja në një shtëpi aty afër. Ajo ishte shtrirë afër burrit të saj të vdekur dhe mbante në duar fëmijën e saj të vdekur. Gruaja ishte plagosur në të dyja këmbët për të evituar lëvizjen e saj dhe ishte zhytur në gjak, e plagosur për vdekje.

Një ushtar që kishte përkthyer fjalët e gruas kishte thënë: “Doktor, ajo po kërkon që ta vrasësh”. Jurisheviç kishte shkruar në libër: “E kam lëvizur gruan në mënyrën më të kujdesshme që kam mundur dhe e kam vënë afër burrit të saj të vdekur. Nga dhoma e gjumit kam marrë batanije të trashë. Mendoj se ajo e ka pasur të qartë se çka po e pret dhe është munduar të japë një lloj buzëqeshjeje. Ia kam vënë kokën në njërën anë, në mënyrë të kujdesshme e kam vënë batanijen mbi të, e kam hequr pistoletën nga mbështjellësi dhe e kam tërhequr këmbëzën. Kam pritur për disa sekonda dhe e kam kapur dorën e gruas. Nuk kishte më puls. E kam vendosur pistoletën në këllëf dhe kam ikur nga aty”. Ky është kapitulli në të cilin është bazuar prokurori serb për ngritjen e akuzës.

Jurisevic, i cili ka luftuar përkrah UÇK-së në vitin 1999, akuzën që po i bën Serbia e ka cilësuar veprim hipokrit dhe ka shtuar se kjo është një përpjekje për ta diskredituar atë.

Në një prononcim dhënë “Kohës Ditore”, Jurisheviç, ka thënë se kjo është një kundërvënie ndaj librit të tij “Blood in my hands” (Gjaku në duart e mia) dhe përpjekje për të bllokuar botimin e tij në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i paralajmëruar për muajin mars 2011. Në Australi, libri ka dalë në treg.

“Kjo është një fushatë njollosëse nga mediat dhe Qeveria serbe, sikurse edhe nga komuniteti serb në Australi. Ky është një reagim i tyre kundër publikimit të librit tim dhe një përpjekje për të bllokuar botimin e tij në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Jurisheviç, teksa ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet përkatëse.

“Nuk kam asgjë për të fshehur dhe do të bashkëpunoj me të gjitha autoritetet që kanë reputacion”, ka shtuar ai kur ka folur për atë që ka shkruar në libër e të cilën autoritetet serbe e kanë përdorur për ta akuzuar si vrasës.

Jurisheviç ka thënë se ka provuar të kontaktojë me zyrën e Prokurorisë serbe, por ata nuk i janë përgjigjur.

“Refuzimi i tyre për të folur e bën shumë të varfër kredibilitetin e tyre. Jam duke konsideruar mundësinë që të marr masa ligjore kundër disa gazetarëve serbë dhe zyrës së Prokurorisë dhe mendoj se këtë do ta bëj përmes sistemit të Unionit të Gjykatave Evropiane. Ky do të jetë një publicitet i keq për Serbinë në një kohë kur po përpiqet që të futet në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.

Jurisheviç po ashtu ka kujtuar se kjo nuk është hera e parë që serbët reagojnë ndaj librit të tij.

“Kam pranuar edhe disa kërcënime me vdekje nga Serbia dhe nga komuniteti serb në Australi. Autoritetet që kanë trajtuar këto kërcënime janë duke i monitoruar këta njerëz. Është interesante që shumë pak nga ata që janë përfshirë në këtë fushatë kundër meje e kanë lexuar librin tim”, ka thënë ai.

Ndërkohë, zëdhënësja e zyrës së Prokurorisë serbe, Jasna Jankoviq, i ka ikur përgjigjes lidhur me këtë rast.

“Nuk mund të flas për këtë rast tani në këtë kohë. Nuk është në përgjegjësinë time, nuk jam plotësisht e informuar për këtë rast sot dhe nuk mund të jap informacione”, i ka thënë ajo gazetës nëpërmjet telefonit teksa ka kërkuar të kontaktohet të nesërmen, por më nuk është përgjigjur fare në telefon.

Publikuar: 09.11.2010 | 12:02
Lexuar: 552 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime