Ylli i Aerosmith, Brad Witford ka insistuar se roli i vokalistit Steven Tyler në American Idol nuk nënkupton fundin e këtij grupi dhe rock këngëtarët janë duke planifikuar të incizojnë albumin e ri në vitin 2011.
Kitaristi ka zbuluar se ai dhe anëtarët tjerë të bendit janë duke planifikuar të incizojnë këngë të reja për albumin e parë të tyre pas gjashtë vjetësh.
Ai ka thënë për Billboard.com se kjo është ajo për të cilën ka folur grupi. Aktualisht duhet të punojmë më shumë lidhur me orarin në televizion të Steven, por ai është gati ta bëjë këtë dhe ai ka shumë besim se mund të bëjë këto incizime. Kështu që shpresojmë se mund të realizojmë këngë të reja vitin e ardhshëm.
Withford po ashtu ka zbuluar se ka material që ka mbetur nga albumi që Aerosmith kishte nisur të realizojë në vitin 2008, por ata janë më se të gatshëm të nisin nga e para.
Mendoj se duhet të dëgjojmë ato që kemi bërë deri më tani, por personalisht mendoj se duhet të nisim nga fillimi. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë, ka thënë ai.