Propozimi grek rreth emrit për përdorim të përgjithshëm "erga omnes" nuk është bazë reale për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, vlerëson presidenti Gjorge Ivanov në intervistën për Institutin grek ELIAMEP të publikuar sot në ueb-faqen e kësaj organizate joqeveritare dhe joprofitabile hulumtuese.
Propozimi grek rreth emrit për përdorim të përgjithshëm "erga omnes" nuk është bazë reale për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin, vlerëson presidenti Gjorge Ivanov në intervistën për Institutin grek ELIAMEP të publikuar sot në ueb-faqen e kësaj organizate joqeveritare dhe joprofitabile hulumtuese.
Zgjidhje "Erga omnes", ajo që ëshë propozuar nga ana e Greqisë, nuk është reale si bazë për zgjidhje. Fillimisht, kjo absolutisht gërshetohet me të gjitha parimet ndërkombëtare për rregullimin e marrëdhënieve mes vendeve dhe së dyti nuk është e pranueshme në rast kur dy të tretat (129) nga vendet-anëtare të KB-së e kanë njohur Republikën e Maqedonisë nën emrin kushtetues. Mes tyre janë edhe tre anëtare të përhershme të Këshillit të sigurimit të KB-së si dhe vende të tjera me ndikim, siç janë Kanadaja, Turqia, Brazili dhe të tjera", tha Ivanov.
Sipas tij, e drejta e zgjidhjes së emrit nuk është e drejtë, e cila është fundamentisht e mbrojtur nga korpusi bashkëkohor i të drejtave të njeriut.
"Pyetem si mundet dikush madje edhe të mendojë të zgjedh ose të propozojë emër për njerëz të tjerë ose ndërrim të kushtetutës të ndonjë vendi tjetër për çështje të ndërlidhura me identitetin, të cilat janë fundamentalisht të mbrojtura nga ana korpusit bashkëkohor të të drejtave të njeriut. Për këtë, kërkojmë zgjidhje korrekte, në të cilën nuk do të ketë as fitues as humbës, zgjidhje që do ta mbrojë dinjitetin e dy vendeve dhe të popujve të tyre", konsideron Ivanovi.
Greqia, theksoi shefi i shtetit, nuk ka bërë lëshime në kontestin me emrin, por ka pranuar idenë për emër të ndërlikuar me nocionin Maqedoni si alternativë të vetme.
"Nuk mund të flasim për lëshim të bërë nga ana e Greqisë, sepse në vitin 1993 Republika e Maqedonisë ka qenë anëtare e KB-së me emrin e përkohshëm referent, i cili e ka pasur termin Maqedoni. Pas Konferencës në Edinburg, në të cilën në tërësi është dobësuar pozicioni i saj i arritur në Konferencën në Lisbonë, qeveria greke duhej ta pranojë nocionin Maqedoni. Por, të jemi të sineqrtë, kjo nuk ka qenë shprehje e vullnetit të mirë, por përkundrazi, opsioni i vetëm", thekson Ivanovi.
Nga ana tjetër shton, Maqedonia u dakordua të bëjë hapa të rëndësishëm me kërkesë të Greqisë dhe në pajtueshmëri me Traktatin e përkohshëm, e ndërroi flamurin kushtetues, nene në Kushtetutë, të cilat kanë të bëjnë me statusin e pakicave maqedonase në vendet fqinje, me qëllim që të sigurohet populli grek se nuk kemi kurrfarë pretendime territoriale. Pala maqedonase u dakordua edhe të mos japë të drejtë ekskluzive për përdorimin e nocionit Maqedoni, si dhe për hyrje në NATO dhe në BE nën emrin e përkohshëm referent IRJM.
"Megjithatë, ishim dëshmitarë në Bukuresht se me qëllim që të parandalohen integrimet tona euro-atlantike, Greqia prakitikisht e shkeli Traktatin e përkohshëm të nënshkruar në vitin 1995, më saktë nenin 11 nga i njëjti. Shpresoj se procesi gjyqësor që zhvillohet në Gjykatën ndërkombëtare në Hagë së shpejti do të konfirmojë se Greqia është pala-nënshkruese që e ka shkelur marrëveshjen e nënshkruar. Kjo, gjithashtu ka ndikuar në pengimin e zhvillimit tonë ekonomik dhe në stabilitetin rajonal", theksoi Ivanov.
Për fat të keq, ndjenja jonë se pala greke vazhdimisht i radikalizon pozicionet e saj, me qëllim që ta anulojë zgjidhjen e kontestit të emrit edhe zyrtarisht u konfirmua me 8 pikat famoze të parashtruara nga ana e negociuesit Vasilakis deri te ndërmjetësuesi Nimic, nga fundi i vitit të kaluar.
Duke theksuar se nuk mendon se do të ishte e dobishme në këtë fazë të komentojë për specifikat që procesi i bisedimeve për emrin që zhvillohet nën patronatin e KB-së, Ivanovi megjithatë theksoi se vendimi për këtë zgjidhje nuk guxon të ndikojë mbi identitetin kombëtar dhe etnik të Maqedonisë dhe mbi gjuhën maqedonase.
"Nga ky këndvështrim përcaktimet 'gjeografike', siç e kemi theksuar edhe më parë, duken inkopatibile me këtë parim bazë, sepse pamëdyshje mund të prekin identitetin maqedonas", theksoi presidenti Gjorge Ivanov në intervistëm për ELIAMEP.
Instituti ELIAMEP vlen si një nga organizatat më me ndikim në Greqi. Anëtar i saj është Evangelos Kofos, i cili konsiderohet si një nga kreatorët kryesore të strategjisë dhe politikës greke ndaj Maqedonisë.