E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërsa për partitë shqiptarë në kuvend, debati i sotëm për buxhetin nuk ishte interesant dhe për atë shkak nuk ishin prezentë në komisionin për financa. Por në ditët në vazhdim pritet debat i nxehtë, pasi fillon shqyrtimi amandamenteve, ku vetëm Demokracia e Re e Selmanit do ka paraqitur mbi 400 të tillë.
Debat i nxehtė pėr buxhetin






Nevzat Mamuti

Kjo ishte atmosfera në komisionin për financa dhe buxhet ku diskutohej për projekt-buxhetin e vitit 2011. Kush sa ka vjedhur kur ka qenë në pushtet, cila parti e mashtron popullin, kush sa anëtarë të familjes ka punësuar, përplasje të këtilla pati mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

“E dini pse asnjë gazetë nuk shkruan mirë për buxhetin, sepse të gjithë këto gazetarë shkojnë në treg dhe dalin në qytete për të blerë diçka dhe shohin se të gjitha prodhimet janë më shtrenjta. Ata nuk kanë si ju privilegje për t’i punësuar të gjithë familjarët, por, ata bëjnë çmos ta kalojnë muajin me rrogën që marrin. Dhe tani çfarë faji kanë deputetët e LSDM-së për shkak se vaji nga 61.5 denarë është rritur në 77.2 denarë. Mendoni se qytetari i thjeshtë i cili nuk është deputet kur do të shkon në treg, vajin do ta blejë më lirë sepse ju rrejshëm i diskreditoni deputetët e LSDM-së”, tha Jani Makraduli, deputet i LSDM-së.

Ndaj akuzave të LSDM-së, imune nuk ishte as VMRO-DPMNE e cila me akuza të rënda sulmoi partinë më të madhe opozitare në kuvend.
“E them vetëm me një fjalë, LSDM-ja kur ishte në pushtet e vjodhi shtetin, duke e sjellur në situatën e lypsit, thjesht shteti dështoi në atë periudhë. Do të thotë ju më së paku keni të drejtë të flisni për politikat ekonomike dhe zhvillimin e ekonomisë, sepse numrat tregojnë se çfarë i keni lënnë për trashigim VMRO-DPMNE-së”, replikoi Nikolla Kotevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ndërsa për partitë shqiptarë në kuvend, debati i sotëm për buxhetin nuk ishte interesant dhe për atë shkak nuk ishin prezentë në komisionin për financa. Por në ditët në vazhdim pritet debat i nxehtë, pasi fillon shqyrtimi amandamenteve, ku vetëm Demokracia e Re e Selmanit do ka paraqitur mbi 400 të tillë.

Publikuar: 09.11.2010 | 17:52
Lexuar: 524 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime