E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kompani daneze, norvegjeze, indo-amerikane, një subjekt afarist nga vendi dhe një kompani turke e cila në Turqi ekonomizon me disa zona të lira ekonomike janë të interesuara për ndërtimin e zonës së lirë ekonomike në Tetovë, e cila kap një sipërfaqe prej 97 hektarësh. Sipas autoriteteve të Drejtorisë së zonave të lira ekonomike, për momentin në rrjedhë janë projektet urbanistike që nënkuptojnë investime në infrastrukturë, në rrjetin elektrik e kanalizimit dhe atë të telekomunikimeve.
Kompani tė huaja tė interesuara pėr tė investuar nė Tetovė






“Zona e lirë e Tetovës ka disa mundës të menaxhimit. Mundësia e parë parashikon që e gjithë zona t’u jepet investitorëve të huaj, ose drejtoria të menaxhojë me zonën e lirë në të cilën do të ketë shumë ndërmarrje të vogla të cilat do të drejtojnë zonën e lirë”, thotë zëvendëskryetari i drejtorisë të zonave të lira ekonomike, Hasip Hyseini.
Sipas Hyseinit, vonesa që është paraqitur në firmosjen e marrëveshjeve me kompanitë e huaja të interesuara për fillimin e punimeve në këtë zonë, vjen si pasojë e krizës globale ekonomike.
“Për shkak kësaj krize kemi dy ndërmarrje të cilat ishin shum afër nënshkrimit të kontratës për marrjen e një pjese në zonë për ndërtmin e fabrikave siç ishin Montipe nga Franca dhe Iskra nga Sllovenia. Por ata nuk janë larguar nga idea e tyre por është bë prolongimi i nënshkrimit të kontratës”, shtoi Hasip Hyseini.
Investimi në zonat e lira ekonomike për kompanitë siguron lehtësime tatimore dhe doganore si dhe mundësi më të lehtë për eksportin e prodhimeve të tyre.
Sipas planit për zhvillim ekonomik Qeveria ka parashikuar ndërtimin e disa zonave të lira në gjithë territorin e vendit dhe atë në Manastir, Prilep, Strugë, Kërçovë dhe Tetovë./alsat-m/

Publikuar: 08.03.2009 | 12:26
Lexuar: 855 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Selman (17/11/2010 15:31:12) Pershendetje nese ka mundesi du me dit per zonen qe gjindet ne bervenic te tetoves mendoj per zonen e ZIKIT ndoshta ju kujtohet a mund te shpallet zon ekonomike ajo dhe kur mund te shpallet flm per mirkuptimin

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime