Menyja e kësaj diete bazohet në përpilimin e cikleve të llojit të veçantë, të cilët përfshijnë ditë me shumë dhe pak karbohidrate. Çdo ditë parashihen nga tri shujta, kurse një herë në javë, në shujtën e lirë mund të hani çka tu dojë shpirti, por vetëm gjatë një ore.
Dieta bazohet në konceptin se duhet krijuar aso rrethanash, që organizmi vetë ta djegë dhjamin, sikur ai të ishte burim primar i energjisë. Duke ndërruar ditët gjatë të cilave konsumojmë shumë karbohidrate, me ditët gjatë të cilave konsumojmë pak ushqime të tilla, arrihet efekti që organizmi të mos e ruajë pjesën e tepërt të yndyrave. Karbohidratet e gabuara janë shkaktari kryesor i lodhjes dhe mund të shkaktojnë përgjumje pas marrjes së ushqimit.
Karbohidrate të mira janë: patatet, orizi i bardhë dhe ai integral, makaronat, misri, buka integrale e grurit dhe pemët. Rëndësi të madhe kanë edhe proteinat dhe yndyrat e shëndetshme. Sasia e mjaftueshme e proteinave në secilën shujtë, është kyçe për mbajtjen stabile të nivelit të sheqerit (glukozës) në gjak dhe për furnizimin e vazhdueshëm dhe të njëtrajtshëm të organizmit me energji gjatë tërë ditës.