E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Parlamentit Lupço Jordanovski, sqaroi se Gjykata Kushtetutese i ka hedhur poshtë disa Nene të ligjit për deputet, mirpo jo në përgjithësi ligjin
“Ligji pėr deputet antikushtetues”!
Gjykata Kushtetutese brenda këtyre ditëve do t’ju kthej të zgjedhurëve të popullit Ligjin për Deputet për korigjim.
“Nuk ka mundësi që të zgjedhurit e popullit të favorizojnë me ligj vetëm veten e tyre dhe në mënyrë antikushtetuese”, kështu ka qenë vlersimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi ka shqyrtuar ankesën e një grupi deputetetësh nga opozita dhe disa qytetarëve për ligjin për deputet.
Gjykata Kushtetuese ka vlersuar se disa Nene nga Ligji për Deputetët është antikushtetues dhe veçanarishtë Neni i cili regullon pensionimin e deputeteve me 25 vjet përvoj punë dhe me vetëm 2 vjet përvoj si depututet të marin 80 përqind të rrogës së deputetetit pasi të dalin në pension.

Jordanovski premton se deputetët do ta korigjojnë ligjin

Kryetari i Parlamentit Lupço Jordanovski, sqaroi për Fakti-n se Gjykata Kushtetutese i ka hedhur poshtë disa nene të ligjit për deputet, mirpo jo në përgjithësi ligjin.
“Jemi të informuar se Gjykata Kushtetutese ka shqyrtuar ankesën e disa deputetëve dhe disa qytetarëve për ligjin e të zgjedhurëve të popullit, mirpo ende nuk kanë mbëritur vërejtjet”, deklaroi kryetari Jordanovski. Sipas tijë, Ligji për Deputet është i domosdoshëm për shkak se shumica e vendeve evropiane kanë miratuar një ligj të tillë.
“Ligji nuk është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, mirpo I janë bërë disa vëretje. Ne në momentin që do të na vinë vëretjet, do ti korigjojmë”, tha kryetari i Parlamentit Lupço Jordanovski.
Deputetët e Parlamentit të Maqedonisië thonë se ligji duhet të ekzistoj, mirpo nuk është e pranueshme që deputetet të fitojnë shumë benificione.
Eftim Manev nga VMRO-DPMNE deklaroi se Maqedonia duhet të ketë ligj për deputetët, sepse kjo është e regulluar në shumë vende evropjane.
“Nëse gjykata kushtetuese konstaton se disa vendime të caktuara nga ligji I tanishëm nuk janë në përputhje me Kushtetutën, ajo mund të korigjohet. Parlamenti në këtë ose në përbërjen e ardhshme sigurisht do të propozojë ndryshime që ligji të jetë në përputhje me Kushtetutën” thotë Manev
Jani Makraduli koordinator LSDM-së thotë se nuk dëshiron ta komentojë vendimin e Gjykatës edhe pse në arsyetimin e tij kishte shumë gjëra kontradiktore
“T’ju rikujtoj se në ligjin për sigurim penzional dhe invalidor të 2001 janë të përfshirë kategori të ndryshme të qytetarëve dhe dalja e tyre në pension duhet të regullohet me ligj të veçant. Në këto kategori hyjnë edhe funksionarët e zgjedhur siç janë deputetet”, deklaroi pretenduesi i kryetarit të Parlamentit Makraduli.
Depueti Adnan Jashari, u shpreh se përderisa nuk i ka pa vërejtjet e gjykatës kushtetuese reth ligjit për deputet, nuk dëshiron të komentoj asgjë.

Vëretjet e gjykatës Kushtetuese

Privilegjet e deputetëve janë në kundërshtim me Kushtetutën,vlersoi Gjykata Kushtetuse në mbledhjen e fundit të saj.
Gjykata Kushtetuese sqaroi qendrimin e saj reth pensionimit të deputetëve duke vlersuar se penzioni i parakohshëm i deputetët me 25 vjet përvoj pune dhe pension prej 80 përqind nga rroga e deputetit është në kundërshtim me Kushtetutën. Këto benificione që i kanë dhënë vetes deputetët nuk është një trajtim i njejtë në mes qytetarëve, drejtësis sociale dhe funksionimit të ligjit. Gjykata kushtetuese ende nuk ka vendosur a do ta fshij ose do ta tërheq ligjin, sepse duhet të kalojnë 30 ditë deri sa Kuvendi të jap qëndrimin e tij. Iniciativën deri te Gjykata Kushtetuese e kanë derguar 13 qytetar, organizata dhe parti politike.
Deputetët para disa muajsh i kanë votuar privilegjet për të dytën herë pasi herën e parë kryetari i Maqedonisë Branko Cërvenkovski kundërshtoi ta nenshkruaj. Ligjin për deputet.

Për 20 ditë Parlamenti me kryetar të ri

Për 30 ditë kuvendi të të fitoj kryetarin e ri, i cili do ta zavendësoj Lupço Jordanovskin, I cili shkon ambassador në SHBA, lajmëroi pardje Nikolla Popovski, anëtar i kryesisë së LSDM-së dhe ministër i financave. Ai tha se në partinë qeveritare parësisht është e hapur kjo pyetje dhe që është sjell vendim të zgjidhet kryetar i ri i Parlamentit. Popovski shtoi se trashigimtari i Jordanovskit është posht lart i njohur dhe ai është jani Makraduli.




Publikuar: 03.10.2008 | 10:46
Lexuar: 897 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime