E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas versionit amerikan, prodhuesi gjerman Volkswagen ka paraqitur edhe atë evropian të limuzinës më të vogël, respektivisht modelit Jetta.
Volkswagen me versionin evropian Jetta




Sa i përket ndryshimeve nga pikëpamja e dizajnit, ato gjithsesi janë minimale dhe në shikim të parë vështirë të dallueshme. Dallimet gjithsesi fshihen “nën lëkurën” e tij, e kanë të bëjnë me peshimin e tij dhe motorizimin.

Të themi para së gjithash se blerësit evropianë do të marrin version të avancuar të peshimin e pasmë të ngjashme me atë në Golfin e ri. Po ashtu janë avancuar edhe amortizatorët e mbajtësit, e krejt këto për komoditet dhe aftësi më të mira të vozitjes.

Jetta në Evropë do të ofrohet në disa versione të motorëve TSI e TDI. Ofertën me benzinë do ta përbëjnë motorët 1.2 dh 1.4-litërsh me 105 dhe 122 kuaj fuqi, gjersa pjesën më të pasur të motorëve me naftë do ta përfaqësojnë motorët 1.6 e 2.0 TDI me 105, 140 e 170 kuaj fuqi. Në ofertë do të gjendet edhe marshi mekanik DSG me dy lidhje.

Jetta do të ketë edhe versionin e vet BlueMotion me sistemin stop-start dhe sistemin e frenimit regjenerativ. Këtë model do ta fus në lëvizje motori më i dobët me naftë me shpenzim prej 4.1 litra për 100 kilometra rrugë.

Modelet evropianë do të pajisen me sistemin elektro-mekanik të udhëheqjes si pjesë e pajisjeve standarde. Brendësia në përgjithësi është më e pasur dhe më kualitative, veçanërisht në pikëpamje të sigurisë.

Çmimi fillestar në tregun gjerman është 20.900 euro.

Publikuar: 10.11.2010 | 09:51
Lexuar: 283 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime