E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Testimi me shkrim për marrjen e certifikatës specifike Celi-3 dhe Celi-5, dëshmi të cilat janë vendimtare për të vijuar procedurën e konkurrimit, shërbejnë për të bërë kërkesën për pararegjistrim në universitetet italiane.
Testimet e gjuhės italiane mė 22 nėntor









- Përcaktohen ambientet ku do të zhvillohet provimi i gjuhës italiane për kandidatët që duan të vijojnë studimet e larta në një nga universitetet publike italiane për pranimet e vitit të ardhshëm akademik.

Njohuritë mbi gjuhën do testohen me shkrim dhe me gojë, sipas Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, i cili publikon zyrtarisht emrat e 657 kandidatëve, që do të marrin pjesë në provimin e njohjes së gjuhës italiane.

Testimi me shkrim për marrjen e certifikatës specifike Celi-3 dhe Celi-5, dëshmi të cilat janë vendimtare për të vijuar procedurën e konkurrimit, shërbejnë për të bërë kërkesën për pararegjistrim në universitetet italiane.

Për provimin me shkrim kandidatët duhet të paraqiten më datën 22 nëntor 2010, sipas orarit të parashikuar pranë qendrave të përcaktuara për të dhënë testimin me shkrim, i cili do të zgjasë katër orë.

Në testimin e dytë, kandidatët duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit (pasaportë të firmosur, kartë identiteti ose patentën e re) si dhe një laps të zi, pasi është i ndaluar përdorimi i stilolapsit në test. Sipas rregullores, është e ndaluar futja në ambientet e provimit të çfarëdolloj materiali (libra, fletore, fjalorë si dhe celularë. Evidentimi i tyre penalizon kandidatin me përjashtim nga e drejta e konkurrimit).

Një ditë pas provimit, kandidatët do të duhet të paraqiten pranë qendrave të përcaktuara, ku kanë derdhur edhe pagesat për të vijuar fazën e dytë të provimit, i cili zhvillohet me gojë.

Me marrjen e dëshmisë mbi njohuritë e gjuhës, çelet dhe procedura e regjistrimit paraprak. Të drejtën për regjistrim paraprak do ta gëzojnë të gjithë studentët shqiptarë që plotësojnë kushtet e vendosura nga universitetet italiane. Do të jenë po universitetet italiane, të cilët pasi të marrin kërkesat në shqyrtim, do të vendosin për pranimin e studentëve shqiptarë, kjo gjithmonë në varësi të vendeve në dispozicion për studentët e huaj

Publikuar: 10.11.2010 | 14:04
Lexuar: 646 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime