I pyetur për komentin e konkludimit të Raportit se Ministria e Ekonomisë nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për organizimin e suksesshëm të tenderave për projekte të mëdha nga fusha e energjitikës, ministri Besimi tha se asnjë vend në rajon nuk ka administratë që mund ta zbatojë një tender të tillë.
- Ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi si pozitive e vlerëson pjesën e djeshme të publikuar nga Raporti i Komsionit Evropian që ka të bëjë me kompetencat e Ministrisë së Ekonomisë.
"Në raport shënohet progresi që është bërë në fushën e energjetikës me miratimin e tre strategjive - Strategjisë për zhvillim të energjetikës, Strategjisë për burime ripërtëritëse të energjisë dhe Strategjisë për efikasitet energjetik. Përshëndetet edhe ajo që ligji për energjetikë është përgatitur dhe që tashmë është në procedurë të Kuvendit.
Progres shënohet edhe në fushat e tjera për të cilat është përgjegjëse Ministria e Ekonomisë dhe përshëndetet miratimi i ligjeve për mbrojtjen e konkurrencës dhe për ndihmën shtetërore", tha Besimi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për lehtësimin e procedurës për dhënien e vizave gjatë udhëtimeve grup të tursitëve kinezë në Maqedoni.
I pyetur për komentin e konkludimit të Raportit se Ministria e Ekonomisë nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për organizimin e suksesshëm të tenderave për projekte të mëdha nga fusha e energjitikës, ministri Besimi tha se asnjë vend në rajon nuk ka administratë që mund ta zbatojë një tender të tillë.
"Puna për tenderat ndërkombëtarë kërkon specifikime të caktuara dhe ekspertiza edhe përkundër asaj që ne vendosëm që ta inkuadrojmë Korporatën ndërkombëtare financiare IFC në realizimin e projekteve energjitike", theksoi Besimi.
Lidhur me tenderin e dështuar për katër kompanitë falimentuese ministri i Ekonomisë theksoi se paraprin që me konslutantët të shqyrtohet ajo se për çfarë arsye është gjendja aktuale dhe si të vazhdohet më tej "Më pas Qeveria do të vendosë se çfarë do të bëjë me kompanitë e falimetuara për ristrukturimin e tyre me qëllim që të shndërrohen në kompani të suksesshme të tregut. Një nga opsionet është tender i përsëritur me kritere të ndryshuara, por ka edhe mundësi të tjera", tha Besimi.
Për informacionet se menaxhmenti i OHIS dhe të punësuarit duan që ta marrin vetë fabrikën dhe ta shndërrojnë në pozitive, ndëra më pas të vendoset se çfarë do të bëhet me fabrikën, Besimi u përgjigj se punonjësve të falimentuar ju duhet një investitor me para dhe me dije.
"Punonjësve të falimentuar ju nevojiten investime dhe para, ndërsa jo vetëm vendet e punës. Duhet që të përkufizohet se çfarë do të thotë investues, menaxhment, dhe çfarë i punësuar. Nëse të punësuarit kanë para të mjaftueshme ta zgjidhin problemin nuk ka problem që ta marrin OHIS-in", tha Besimi, duke theksuar se më e rëndësishme është që të gjendet investues i cili ka para dhe dituri.