Pas Johnny Depp-it, i cili sipas rezultateve momentale për zgjedhjen e mashkullit më seksi të të gjitha kohërave, zë dy vendet e para, në mesin e top-pesëshes momentalisht gjenden edhe Hugh Jackman (me titullin e vitit 2008), Brad Pitt (me titullin e vitit 2000) dhe George Clooney (me titullin e vitit 2006).
Revista People, këtë vit përveç mashkullit më seksi të gjallë, do ta zgjedhë edhe mashkullin me seksi të të gjitha kohërave. Për këtë titull, luftojnë bukuroshët të cilët që nga viti 1985, e deri më tani, kanë bartur titullin e mashkullit më seksi.
Shumica këtë titull e kanë mbajtur vetëm një vit, ndërsa vetëm tre prej tyre, kanë arritur që këtë titull ta fitojnë dy herë - Brad Pitt (1995 dhe 2000), George Clooney (1997 dhe 2006) dhe Johnny Depp (2003 dhe 2009). Pikërisht ky i fundit, qëndron më së miri në bazë të rezultate të votimit në faqet e People-s.
Pas Johnny Depp-it, i cili sipas rezultateve momentale për zgjedhjen e mashkullit më seksi të të gjitha kohërave, zë dy vendet e para, në mesin e top-pesëshes momentalisht gjenden edhe Hugh Jackman (me titullin e vitit 2008), Brad Pitt (me titullin e vitit 2000) dhe George Clooney (me titullin e vitit 2006).
Bukuroshët në mesin e të cilëve lexuesit mund të zgjedhin mashkullin më seksi për të gjitha kohërat, janë: Mel Gibson (1985), Mark Harmon (1986), Harry Hamlin (1987), John Kennedy Jr. (1988), Sean Connery (1989), Tom Cruise (1990), Patrick Swayze (1991), Nick Nolte (1992), Brad Pitt (1995 dhe 2000), Denzel Washington (1996), George Clooney (1997 dhe 2006), Harrison Ford (1998), Richard Gere (1999), Pierce Brosnan (2001), Ben Affleck (2002), Johnny Depp (2003 dhe 2009), Jude Law (2004), Matthew McConaughey (2005), Matt Damon (2007) dhe Hugh Jackman (2008.).
People në vitin 1993 dhe 1994, nuk e ka shpallur mashkullin më seksi të gjallë. Në vend të kësaj, në vitin 1993, e kanë shpaallur Cindy Crawford dhe Richard Gere, si çiftin e gjallë më seksi.