E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Partia më e madhe në vend ka probleme të mëdha rreth mënyrës se si t’i qaset rivalit më të madh, kreut të kryeqytetit, Isa Mustafës, në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Nuk ėshtė si mė 2007




Adrian Çollaku

Ardhja e Isa Mustafës në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se ka prishur planet e shumë partive politike. Më së shumti duket se i ka prishur punë Partisë Demokratike të Kosovës, të kryeministrit në dorëheqje Hashim Thaçi. Frika që kjo parti ka nga Mustafa, sidomos pas zgjedhjeve të fundit lokale të 2009-ës, ku LDK-ja e fitoi bindshëm Prishtinën, ka vënë në siklet shumë të madh PDK-në edhe për zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Partia më e madhe në vend ka probleme të mëdha rreth mënyrës se si t’i qaset rivalit më të madh, kreut të kryeqytetit, Isa Mustafës, në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Partia e Thaçit ende i ka të freskëta kujtimet e zgjedhjeve të 17 nëntorit të vitit të kaluar, kur kishte pësuar një disfatë të thellë kundrejt Isa Mustafës për të parin e Prishtinës. Dhe kjo humbje i është dedikuar ekskluzivisht fushatës së ‘egër’ dhe qasjes që kishte pasur PDK-ja ndaj Mustafës, prandaj edhe në këto zgjedhje pikërisht kreu i kryeqytetit do të jetë një nga preokupimet kryesore të PDK-së.

Ardhja e Mustafës nuk i ka prishur punë vetëm PDK-së, por edhe subjekteve tjera, si: FER-it, LDD-së, AAK-së...

Fryma e Re, si subjekti më i ri politik, pritej që të ‘thithte’ një pjesë të elektoratit të LDK-së në Prishtinë, të cilët tashmë kishin filluar ‘rebelimin’ e tyre me udhëheqjen e kësaj partie. Por, duket se ardhja e Mustafës do t’ia vështirësojë shumë punët edhe kësaj partie, sidomos në kryeqytet, ku kjo parti pritet ta ketë bazën më të madhe elektorale. Parti tjera që pa dyshim do t’i dëmtojë LDK-ja me kryetar të ri do të jenë edhe LDD-ja e AAK-ja, ngase këto parti prisnin futjen e LDK-së në një krizë edhe më të thellë dhe në këtë mënyrë të merrnin sa më shumë elektorat nga to.

Forcimi i LDK-së, i cili sipas të gjitha gjasave do të
ndodhë pas ardhjes së udhëheqjes së re, hyrja e Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe FER-it në politikë, do t’i bëjnë edhe më interesante zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit që nga koha e pasluftës. Për më tepër, zgjedhjet e katërta nacionale në Kosovën e pasluftës, dhe të parat pas shpalljes së pavarësisë, pritet të jenë më të paparashikueshmet, ku nuk pritet të ketë favoritë, e të mos flasim për favoritë absolutë.

Nëse e bëjmë një krahasim me zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku para se të mbaheshin ato pak a shumë kishte një pasqyrë më të qartë se kush do t’i fitonte ato dhe diheshin pak a shumë shifrat se sa do të mund t’i merrnin partitë, në këto zgjedhje gjërat janë shumë kaotike dhe të paqarta.

Subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje mund të rangohen në tri kategori kryesore. Në njërën anë kemi tri partitë më të mëdha: PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, që me gjasë do të mund të marrin numrin më të madh të votave (mbi 20 për qind të votave), derisa në grupin e dytë të partive bëjnë pjesë Lëvizja “Vetëvendosje” dhe AKR-ja, e cila me përfshirjen e shumë subjekteve dhe listave zgjedhore në gjirin e saj, me gjasë do mund të arrijë të marrë numër dyshifror të përqindjes së votave(t’i marrë mbi 10 për qind të votave). Ndërkaq, grupi i tretë përbëhet nga partitë si LDD-ja dhe FER-i, të cilat vështirë se do t’i mbërrijnë numrat dyshifrorë, për të mos thënë se e kanë vështirë ta kalojnë pragun elektoral prej pesë për qind.

Në bazë të këtyre parametrave, përpjekja e PDK-së që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt që është e mundur, duket se vërtet do t’i kthehet bumerang, pasi që dy partitë tjera që i rrinë karshi (LDK dhe AAK) vazhduan të forcohen me liderë e kuadro, ndërsa aversioni ndaj Partisë së Thaçit vazhdon të rritet. Aradheve të pakënaqësive iu bashkuan edhe FER, “Vetëvendosje”, Zafiri me shokë.... Nuk është si në 2007.

Publikuar: 10.11.2010 | 23:29
Lexuar: 463 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime