Zgjedhjet e para shumëpartiake të 11 nëntorit u mbajtën sipas sistemit zgjedhor shumicë. territori i Maqedonisë ishte ndarë në 120 njësi zgjedhore.
Republika e Maqedonisë sot shënon 20 vjet nga Zgjedhjet e para parlamentare shumëpartiake, që u mbajtën më 11 nëntor të vitit 1990.
Me atë rast, në Kuvend do të mbahet solemnitet në të cilin do të flasin kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, kryetari i parë i Parlamentit, Stojan Andov, kryetari i Komisionit të atëhershëm republikan zgjedhor dhe Komisionit republikan për zbatimin e referendumit për pavarësi në vitin 1991, Nikolla Koneski.
Do të emitohen edhe video inserte nga mbledhjet e para të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa do të mbahet edhe debat me temë "Ëndrra për parlament plural 20 vite më vonë". Në Sallën e kristaltë në Kuvendin e Maqedonisë do të vendoset edhe ekspozita me fotografi nga përbërja e parë parlamentare.
Zgjedhjet e para parlamentare të mbajtura para dy dekadave, sipas kryetarit aktual të Kuvendit, Veljanoski, së bashku me Referendumin e 8 shtatorit, paraqesin rrumbullakësim të idesë shekullore dhe synimit të popullit të Maqedonisë dhe të të gjithë qytetarëve të vendit për shtet të vabarur, i cili do të themelohet në parimet e demokracisë parlamentare, të drejtave dhe lirive të njeriut, sundimit të së drejtës, respektimit të pronësisë private, dhe të ligjshmëribe tregtare.
Njëkohësisht, shton, zgjedhjet e para parlamentare, e më vonë dhe konstituimi i Parlamentit të parë plural, faktikisht edhe kushtetues-juridik, e gjithsesi shtetësisë, fillon procesi i ndërtimit të shtetit të pavarur, të miratimit dhe implementimit të parimeve demokratike, e me atë edhe realizimin e përcaktimeve tona strategjike.
Zgjedhjet e para shumëpartiake të 11 nëntorit u mbajtën sipas sistemit zgjedhor shumicë. territori i Maqedonisë ishte ndarë në 120 njësi zgjedhore. Në zgjedhjet e para morën pjesë 18 parti politike dhe 43 kandidatë të pavarur. Rrethi i parë u mbajt më 11 nëntor të vitit 1990, ndërsa i dyti më 25 nëntor. Jehona e votuesve në rrethin e parë ishte 84,8 për qind, ndërsa në të dytin 76,8 për qind.
Temë që mbisundonte në zgjedhje ishte statusi i RS të Maqedonisë në federatën jugosllave dhe çështja nëse duhet të vazhdohet rrugës së pavarësimit më të madh.
Mandate në Kuvendin e parë fituan nëntë parti dhe tre deputetët të pavarur. VMRO-DPMNE fitoi 38 mandate, SKM-PDP - 31, Partia për Prosperitet Demokratik - 17, Lidhja e Forcave Reformatore 18, Partia Socialiste e Maqedonisë - 4, Lidhja e jugosllovenëve - 2 dhe nga një mandat Partia Popullore Demokratike dhe Partia për Emancipim të plotë të Romëve.
Mbledhja konstitutive e Parlamentit të parë plural u mbajt më 8 janar të vitit 1991. Kuvendi i parë shumëpartiak i Maqedonisë e vendosi bazën juridike të Maqedonisë së pavarur, e shpalli referendumin për pavarësi, e miratoi Kushtetutën, hymnin, flamurin dhe i zgjodhi presidentin e parë të shtetit, Kiro Gligorov dhe Qeverinë e parë të kryesuar nga Nikolla Klusevi.
Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake, në Republikën e Maqedonisë janë mbajtur edhe pesë zgjedhje parlamentare - në vitin 1994, 1998, 2002, 2006 dhe të fundit të cilat ishin edhe të parat të jashtëzakonshme, në vitin 2008. Krahas gjashtë proceseve zgjedhore parlamentare, gjatë 20 viteve u mbajtën edhe katër zgjedhje presidenciale - në vitin 1994, 1999, 2004 dhe në vitin 2009, si dhe pesë procese zgjedhore lokale - në vitin 1990, 1996, 2000, 2005 dhe 2009. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë dy herë dolën edhe në referendum, në vitin 1991 kur u vendosën për pavarësi dhe shtet të pavarur dhe në vitin 2004, kur u deklaruan për ndarje të re të propozuar territoriale