E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kemi punuar ngushtë me evropianët që nga dialogu Serbi-Kosovë, tek e ardhmja e Bosnjës dhe shtyrja përpara e anëtarësisë së Kroacisë në BE”, u shpreh Gordon.
SHBA e BE me vizion unik pėr Ballkanin







Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë të koordinuara ngushtësisht politikat lidhur me Ballkanin. Qëndrimi i përbashkët i Uashingtonit dhe Brukselit është se projekti i Evropës nuk është i plotë derisa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë anëtare të plota të BE-së.

Këto komente u bënë nga ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane, Philip Gordon, gjatë paraqitjes së tij në Catham House në Londër, raporton REL.

“Kemi punuar ngushtë me evropianët që nga dialogu Serbi-Kosovë, tek e ardhmja e Bosnjës dhe shtyrja përpara e anëtarësisë së Kroacisë në BE”, u shpreh Gordon.

Gordon theksoi se BE-ja dhe SHBA-të kanë mirëpritur anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO dhe se Maqedonia do të mund të anëtarësohet sapo të zgjidhë mosmarrëveshjen rreth emrit.

“Vizioni i përbashkët amerikano-evropian për Ballkanin është thelbësor për arritjen e përparimit”, tha Gordon në Londër.

Publikuar: 11.11.2010 | 09:46
Lexuar: 231 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime