E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në tre godinat shkollore, atë qendrore, atë periferike dhe në Forinë, para fillimit të vitit të shkollor, janë riparuar komplet nyjet sanitare, janë zëvendësuar dyert e dëmtuara me të reja, janë lyer muret e brendshme dhe të jashtme, si dhe një sërë riparimesh tjera të nevojshme, me qëllim të krijimit të kushteve të volitshme për zhvillim normal të mësimit.
Riparohet godina e shkollės Pėrparimi nė  fshatin Ēegran









Në shkollën fillore më të madhe rurale në komunën e Gostivarit, “Përparimi” në fshatin Çegran, në këtë vit shkollor nxënësit mësojnë në kushte të volitshme mjedisore, falë investimit të Komunës së Gostivarit.

Në tre godinat shkollore, atë qendrore, atë periferike dhe në Forinë, para fillimit të vitit të shkollor, janë riparuar komplet nyjet sanitare, janë zëvendësuar dyert e dëmtuara me të reja, janë lyer muret e brendshme dhe të jashtme, si dhe një sërë riparimesh tjera të nevojshme, me qëllim të krijimit të kushteve të volitshme për zhvillim normal të mësimit.

Gjitashtu shkolla Qendore është furnizuar me materiale teknike për zyrat si printer, fotokopje dhe materiale tjera.
Riparohet godina e shkollës Përparimi në  fshatin Çegran

Vlera e përgjitshme e investimeve kap shifrën prej rreth 250.000 denarë, mjete këto të buxhetit të komunës së Gostivarit.

“Duke racionalizuar harxhimet rrjedhëse ne arrijmë të rrisim investimet kapitale në arsim dhe arrijmë që edhe krahas bllokadave nga pushteti qendror, me sukses të menaxhojmë lëmin e arsimit në komunën tonë.

Për këtë vit shkollor u investuan rreth 100 mijë euro për ndërtimin e objektit shtesë në shkollën teknike, investuam në riparimin e godinave shkollore në fshatin Çegran, ndërsa në vijim e sipër është edhe adaptimi i disa mjediseve deri më tani të pashfrytëzuara në shkollën “Ismail Qemali”, me çka do të fitohet një sallë e përshtatshme për realizimin e lëndës së edukatës fizike ”, thotë kryetari i komunës së Gostivarit, prof.dr. Rufi Osmani.
Riparohet godina e shkollës Përparimi në  fshatin Çegran

Publikuar: 11.11.2010 | 14:13
Lexuar: 736 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime