E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë fjalimit të tij lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski kërkoi nga manastirasit që ti besojnë edhe një mandat kryetarit aktual Vlladimir Taleski, njëherësh kandidat për kryetarë të Manastirit nga VMRO-DPMNE-ja për siç u shpreh Gruevski ai e me punën e tij në mandatin e kaluar e meriton një gjë të tillë.
VMRO-DPMNE, ka 'njė kandidat pėr tė gjithė'












VMRO-DPMNE në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore mbrëmë qëndroi në qytetin e Manastirit ku prezantoi programin zgjedhore, kandidatin për kryetarë të Manastirit si dhe kandidatin për president të shtetit.

Gjatë fjalimit të tij lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski kërkoi nga manastirasit që ti besojnë edhe një mandat kryetarit aktual Vlladimir Taleski, njëherësh kandidat për kryetarë të Manastirit nga VMRO-DPMNE-ja për siç u shpreh Gruevski ai e me punën e tij në mandatin e kaluar e meriton një gjë të tillë.

“Dëgjoj disa njerëz që thonë se edhe ata janë kandidat të VMRO-DPMNE. Unë do ju them VMRO-DPMNE nuk ka opsione rezervë, VMRO-DPMNE nuk luan në atë mënyrë, tek ne nuk ka variante të tilla, tek ne nuk ka 2 kandidatë, ne kemi një kandidatë, ai është një për të gjithë Gjorge Ivanov”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

“Patjetër duhet të ndryshojmë marrëdhëniet tona me fqinjët dhe rajonin, duhet të vendosim marrëdhënie të hapura me të gjithë fqinjët. Maqedonia është e fortë kur është e hapur, Maqedonia kur mbyllet hyn në zënka, hapja nënkupton mos ndikim i problemit që kemi me ndonjë shtet”, theksoi Gjorge Ivanov, kandidat i VMRO-DPMNE-së për president.

Publikuar: 10.03.2009 | 17:49
Lexuar: 459 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime