E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

- 21-vjeçari Mustafaj bëhet kështu lojtari i dytë që fiton këtë çmim individual, pas mesfushorit të Flamurtarit, që e fitoi trofeun prestigjioz në muajin shtator -.
Lojtari i Shkumbinit, Erjon Mustafaj, shpallet futbollisti i tetorit





Gjergji Mima

- Shoqata “Sporti na bashkon”, pas organizimit të suksesshëm të anketës për “Futbollistin më të mirë” të muajit shtator, ku fitues doli mesfushori i Flamurtarit, Hair
Zeqiri, shpalli edhe lojtarin fitues për muajin tetor.

Sulmuesi i Shkumbinit, Erjon Mustafaj, u përzgjodh si lojtari më i mirë i muajit tetor 2010. Sipas njërit prej drejtuesve të shoqatës, Gëzim Nushi, Mustafaj fitoi shumicën e votave përmes SMS-ve, në një garë ku morën pjesë 14 kandidatë.

Sulmuesi Mustafaj është shndërruar në një lojtar të padiskutueshëm te skuadra e Shkumbinit dhe konsiderohet si e ardhmja e futbollit peqinas.

Sipas Nushit, lista e lojtarëve për secilin muaj përzgjidhet me kujdes nga specialistë të futbollit dhe gazetarë sportivë, në bazë të performancës së futbollistëve gjatë ndeshjeve të muajit në Kategorinë Superiore.

Skuadra me më shumë kandidatura për këtë muaj ishte Flamurtari me Ahmatajn, Çotën dhe Sakajn. Më pas vinin Dinamo, Skënderbeu, Shkumbini dhe Tirana me nga 2 kandidatura.

Ashtu si muajin e kaluar, votimet u dërguan me SMS, nga çdo rrjet celularësh: “AMC”, “Vodafone” dhe “Eagle”, duke shkruar: Votoj (emrin e futbollistit të preferuar). Votimi do të vazhdojë deri më datën 9 nëntor 2010.

Fituesit i dorëzohet pllakati i rastit, i shoqëruar me një shpërblim të mbështetur nga sponsorit e çmimit, kompanitë “Levi’s”, “Denim”, “Pilsner Urquell”, “Sign-A-Rama” dhe “Mshop”.

- Lista e lojtarëve për muajin Tetor


1. Julian Ahmataj Flamurtari
2. Igli Allmuça Dinamo
3. Mirel Çota Flamurtari
4. Amarildo Dimo Bylis
5. Bekim Kuli Shkumbini
6. Andi Lila Tirana
7. Nestor Martinena Dinamo
8. Meglid Mihani Besa
9. Erjon Mustafaj Shkumbini
10.Pero Pejiç Tirana
11.Artan Sakaj Flamurtari
12.Orges Shehi Skënderbeu
13.Rafael Soza Skënderbeu
14.Armando Sadiku Elbasani


Publikuar: 11.11.2010 | 15:08
Lexuar: 2316 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime