E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

SEE University shënoi fitore në Kavadar kundër ekipit Crna Reka, Elita pësoi në Shtip, ndërsa Shkëndija në grupin “B”shënoi fitore 5-1 kundër ekipit Bixho
Royal Ilirėt gjunjėzuan kampionėt nė  fuqi Zhelezarecin nė Shkup












Futsall java e 8-të pranë ligës republikane në grupin “A” dhe “B”

Shaban Sinani


Në ndeshjet e javës së tetë të kampionatit republikan të futbollit në sallë ndodhi befasia e parë e sezonit vjeshtor dhe atë pikërisht në Shkup në përballjen ndërmjet kampionit në fuqi Zhelezarec dhe ekipit kumanovar Royal Ilirët. Në një ndeshje dramatike fitues kanë dalë kuamnovar me rezultat bindës 3-6.

Me këtë disfatë dhe me fitoren bindëse të ekipit tetovar SEE University në përballjen kundër ekipit Crna Reka në Kavadar tani situata në renditjen tabelore në grupin “A” është e barabartë me që Zhelezareci dhe SEE Univeristy me nga 21 pikë ndanë pozitën e parë. Elita e Sllatinës edhe në ndeshjen javës së tetë ka pësuar disfatë kësaj radhe në Shtip nga ekipi Mal Ajaks me rezultat 8-3 .

Studentët e UEJL-së të udhëhequr nga trajneri Afrim Jonuzi shënuan edhe një fitore bindëse kësaj radhe në Kavadar kundër Crna Reka “Ishte ndeshje tipike kampionale por në shprehje erdhi cilësia e skuadrës tonë dhe arritëm fitore të merituar” tha Afrim Jonuzi pas kthimit në Tetovë

Në grupin “B” Shkëndija e Tetovës pas dy disfatave ka shënuar fitore bindëse kundër ekipit Bixho 5-1 “Për skuadrën e Shkëndijës ishte ndeshjes derbi dh fatmirësisht ia dolëm që të gjunjëzojmë në tersi ekipin Bixho” tha Blerim Besimi, përfaqësuesi i skuadrës “kuqezi”. Skuadra tetovare e cila ndeshjet veta i zhvillon në sallën e shkollës së mesme të mjekësisë kësaj radhe ka pasur përkrahjen e madhe të tifozëve të vetë ndaj edhe rezultati nuk ka munguar

Rezultatet grupin “A”: Mal Ajaks – Elita 8-3, Zhelezareci-Royal Ilirët 3-6, Gemigji- Ilindeni 3-0, Crna Reka – SEEU 6-9
Rezultatet në grupin “B”: Algomak – Ohri 4-5, Shkëndija – Bixho 5-1, Kumanova – Hedi’s luhet të enjten, Vineam – Velesi 8-3.

Publikuar: 11.11.2010 | 15:25
Lexuar: 613 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime