E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbrëmë në Veles LSDM-ja mbajti miting në të cilin prezantoi kandidatin për kryetarë të komunës së Velesit dhe atë për president shteti, Ace Kocevskin, i cili garon për mandatin e tij të tretë dhe Lubomitr Fërçkovskin për president shteti.
Fėrēkovskin akuzoi qeverinė pėr izolimin e vendit











Mbrëmë në Veles LSDM-ja mbajti miting në të cilin prezantoi kandidatin për kryetarë të komunës së Velesit dhe atë për president shteti, Ace Kocevskin, i cili garon për mandatin e tij të tretë dhe Lubomitr Fërçkovskin për president shteti.

Ky i fundit gjatë fjalimit të tij akuzoi qeverinë për izolimin e vendit si dhe paralajmëroi për rrezikun në sferën e sigurisë së brendshme, që sipas tij vjen pikërisht si rezultat i këtij izolimi. Frçkovski gjithashtu kritikoi qeverinë lidhur me paratë që i harxhon për fushatë zgjedhore duke theksuar se më këto të holla qeveria do të kishte mundur të përkujdesej për një numër të madh të familjeve që janë raste sociale.

“Është turp dhe mëkat që ti shohësh njerëzit me të cilët takohemi këtyre ditëve gjatë fushatës, njerëz për të cilët ata duheshe të përkujdesen për to me ato të holla që i harxhojnë për fushata. Ata të cilët e mbrojtën vendin tonë, prodhuesit e qumështit, të gjithë të gjithë mbulohen me shkallën buxhetore vjetore të harxhuar për fushata të qeverisë prej 55 milion euro.

Ato atë nuk dëshirojnë ta bëjnë sepse nuk mund të reklamohen me atë, funksionojnë vetëm përmes anketave. Ky proces vjen tek në një fazë kritike, ne po hyjmë në një krizë serioze politike. Jemi jashtë nga bota, po i humbim miqtë tanë. Secili që në Maqedoni ka udhëhequr politik apo që din diçka nga ajo kupton se kjo do të eksplodoj në një krizë multietnike”, theksoi Lubomir Fërçkovski, kandidat i LSDM-së për president.

Publikuar: 10.03.2009 | 04:51
Lexuar: 290 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime