Sipas kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, xhamia duhet të kontribuojë për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Strugë dhe rrethinë, e jo të jetë shkas për përçarje mes qytetarëve.
- Në fshatin Belicë e Epërme të Strugës, sot është lëshuar në përdorim xhamia, e cila disa muaj ndërtohet në këtë fshat. Në aktin e inaugurimit, ishin të pranishëm kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe Myftiu i BFI-së në Strugë, Ferat Polisi.
Sipas kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko, xhamia duhet të kontribuojë për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Strugë dhe rrethinë, e jo të jetë shkas për përçarje mes qytetarëve.
"Për xhaminë në Belicë të Epërme ka leje dhe ajo është ndërtim ligjor. Sot e kanë legalizuar edhe qytetarët edhe Zoti", tha Merko.
Myftiu i Bashkësisë Islame në Strugë, Ferat Polisi u bëri thirrje maqedonasve se nuk kanë nevojë të frikësohen nga xhamia në Belicë.
"Sot inaugurojmë një shtëpi, e cila konfirmon se jemi të gatshëm për vepra të mira. Nga kjo shtëpi fillojmë punë të mira, e jo të këqija", tha Polisi.
Për xhaminë në Belicë të Epërme, Gjykata Themelore në Strugë ka marrë vendim për shembje të saj, njëjtë sikur edhe Inspektorati shtetëror. Ky është shkaku kryesor pse Ministria e Transportit dhe Lidhjeve para disa ditëve ia ka marrë një pjesë të ingerencave kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko në fushën e urbanizmit dhe ndërtimtarisë.