Novelisti Shadrach Winstead ka ngritur akuzë në Gjykatën e Qarkut në New Yersey me pretendimin se 50 Cent, idenë për projektin e kishte marrë nga libri i tij i publikuar në vitin 2008, me titull The Preachers Son-But The Streets Turned Me Into A Gangster.
Rep këngëtari 50 Cent është duke u përballur me padi nga një autor, i cili pretendon se reperi ka përdorur të dhëna nga libri i tij si koncept për filmin dhe albumin e tij Before I self destruct.
Këngëtari i hitit In da club, ka goditur top listat me albumin e realizuar në vitin 2009 dhe e ka kthyer incizimin në film me të njëjtin titull, regjinë dhe skenarin e të cilit i ka bërë vetë.
Novelisti Shadrach Winstead ka ngritur akuzë në Gjykatën e Qarkut në New Yersey me pretendimin se 50 Cent, idenë për projektin e kishte marrë nga libri i tij i publikuar në vitin 2008, me titull The Preachers Son-But The Streets Turned Me Into A Gangster.
Në dokumentet ligjore, Windtead ka pohuar se reperi ka shkelur të drejtën autoriale duke publikuar dhe shitur si vepër audio vizuale (një film që është realizuar edhe në formatin DVD), të shoqëruar edhe me incizim audio. Në shumë raste, konteksti dhe fjalët e përdorura në Defendants janë identike me ato që kam përdorur në librin Plaintiff?.
Sipas burimeve nga reperi kërkohet një shumë dëmshpërblim për dëmet si dhe përqindje nga përfitimet që i ka pasur 50 Cent nga libri dhe albumi.