E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbrëmë në Gjakovë në moshën 78 vjeçare u nda nga jeta poeti ynë i mirënjohur Din Mehmeti.
Ndėrroi jetė poeti i njohur Din Mehmeti



Din Mehmeti lindi në 1932 në fshatin Gjocaj të Junikut. Ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Ka qenë profesor shumëvjeçar në Shkollën Pedagogjike të Gjakovës.

Siç raporton QIK, Në orën 12,00 në Gjakovë do të mbahet një mbledhje komemorative, ndërsa varrimi bëhet në orën 14,00 në varrezat e qytetit në Gajkovë.

Edhe pse ka botuar kritika letrare dhe një dramë, Din Mehmeti njihet kryesisht për poezinë e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 deri në vitin 1999 në 16 vëllime. Poezinë e parë e botoi në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e re.

Vepra më të njohura: Në krahët e shkrepave (1961), Rini diellore. (1966) Dridhjet e dritës (1969), Heshtja e kallur (1972), (1974), Fanar në furtuna (1981) Agu, dramë (1982), Prapë fillimi (1996), Klithmë është emri im ( Tiranë 2002), Mos vdis kur vdiset (2001).

Publikuar: 12.11.2010 | 23:14
Lexuar: 535 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime