E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Ka vjedhje në një banesë, derisa në një tjetër aty afër është gjetur një plak i vdekur, dera ka qenë çelë, a ka pasë vjedhje dhe si ka ndodhur rasti nuk e di. Prej në ora 14 është policia këtu dhe ja akoma janë duke kryer hetimet. Krisma nuk janë dëgjuar. Plaku ka qenë 80 vjeçarë”, kështu u shpreh një dëshmitarë okularë.
Ēair, plaēkitet banesa dhe theret me thikė 80 vjeēari








Plaçkitje dhe më pas vrasje në rrugën Pavle Iliç në Çair. Sipas dëshmitarëve një person i moshës 80 vjeçare me emrin Risto është therrur me thikë nga dy persona të cilit kishin plaçkitur banesën e personit me iniciale ‘S.I’ dhe gjatë ikjes kishin goditur për vdekje me thikë plakun 80 vjeçarë i cili jetonte në një banesë shumë pranë asaj që ishte plaçkitur.

“Ka vjedhje në një banesë, derisa në një tjetër aty afër është gjetur një plak i vdekur, dera ka qenë çelë, a ka pasë vjedhje dhe si ka ndodhur rasti nuk e di. Prej në ora 14 është policia këtu dhe ja akoma janë duke kryer hetimet. Krisma nuk janë dëgjuar. Plaku ka qenë 80 vjeçarë”, kështu u shpreh një dëshmitarë okularë.

Nga Ministria e Brendshme, konfirmojnë rastin. Sipas policisë viktima është vërejtur rastësisht nga inspektorët e MPB-së të cilët ishin në detyrë zyrtare në godinën ku ndodhi krimi. Inspektorët në adresën e tanimë viktimës kanë vërejtur derën e hapur, e kanë shtyrë atë dhe kanë parë plakun e shtrirë pa shenja jetë në dysheme dhe menjëherë kanë njoftuar organet kompetente të cilat kanë ardhur në vendngjarje për të kryer hetimet.

Nga MPB-ja njoftojnë se se janë vënë në kërkim të kryerësve të kësaj vepre makabre kurse informata më të hollësishme për rastin do të japin gjatë ditës së nesërme. Bedri Rexhallari

Publikuar: 13.11.2010 | 08:06
Lexuar: 528 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime